2 Chronicles 22:11 — Compare Translations
2 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Por Jehoshabeath, bija e mbretit mori Joasin, birin e Ashaziahut, e mori tinëz midis bijve të mbretit që ishin vrarë dhe e vendosi bashkë me tajën në dhomën e saj. Kështu Jehoshabeath, bija e mbretit Jehoram, bashkëshortja e priftit Jehojada (ishte motra e Ashaziahut), e fshehu nga Athialiahu që nuk e vrau. |
| albanian-2018 | Por Jehosheba, bija e mbretit, e rrëmbeu fshehurazi Joashin, të birin e Ahazjahut, nga mesi i bijve të mbretit, që ishin për t'u vrarë, dhe e fshehu bashkë me tajën e tij në një nga dhomat e gjumit. Jehosheba, bija e mbretit Jehoram dhe gruaja e priftit Jehojada, motra e Ahazjahut, e fshehu Joashin prej Atalisë e kështu ajo nuk e vrau. |