1 Samuel 26:19 — Compare Translations
2 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Prandaj tani, të lutem, dëgjo, o mbret, o imzot, fjalët e shërbëtorit tënd. Në rast se Zoti të nxit kundër meje, ai le të pranojë një blatim! Por në rast se janë njerëz, qofshin të mallkuar përpara Zotit, sepse sot më kanë përzënë që të më pengonin të merrja pjesën në trashëgiminë e Zotit, duke më thënë: "Shko t'u shërbesh perëndive të tjera". |
| albanian-2018 | Dëgjoje, pra, o imzot, fjalën e shërbëtorit tënd. Nëse të ka ngucur Zoti kundër meje, atë e qetësoftë flija erëkëndshme! Por, në qofshin njerëzit, mallkuar qofshin para Zotit, se më kanë hequr nga trashëgimia e Zotit e më kanë thënë: “Ik e shërbeju perëndive të tjerë!”. |