1 Samuel 2:8 — Compare Translations
2 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe e heq të varfërin nga plehrat, në mënyrë që të ulet me princat dhe të trashëgojnë një fron lavdie; sepse shtyllat e dheut i përkasin Zotit, dhe mbi to ai ka mbështetur botën. |
| albanian-2018 | Ngre nga pluhuri të vobektin, prej hedhurinave të varfrin, që ta ulë me fisnikët e t'i japë për trashëgimi fronin e nderit, se Zotit i përkasin shtyllat e tokës, mbi to botën e vendosi ai. |