1 Corinthians 15:50 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Edhe këtë po ju them, o vëllezër, se mishi dhe gjaku nuk mund të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë, as prishja nuk mund të trashëgojë paprishjen. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Edhe këtë e them, o vëllezër, se mish edhe gjak s’munt të trashëgonjë mbëretërin’ e Perëndisë, as prishëja trashëgon paprishëjenë. |
| albanian-1872 | Edhe këte e thom, o vëllazën, se mish edhe gjak s’mundetë me trashiguem mbëretënin’ e Perëndisë, as prishëja trashigon paprishëjenë. |
| albanian-2018 | Ja se ç'dua të them, o vëllezër: njerëzit prej mishi dhe prej gjaku nuk mund ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë e as kalbja nuk mund të trashëgojë moskalbjen. |
| albanian-altmk-27 | E thom këtë, vëllazër, sepse mishtë edhe gjaku nukë mundjënë të marrënë pjesë mbretërin’ e Perndisë, as e prishura do të marrë pjesë të paprishurënë. |