1 Corinthians 13:2 — Compare Translations
5 translations compared side by side
| Translation | Text |
|---|---|
| Albanian (Bibla Shqip 1994) | Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja nga vendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë. |
| Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879) | Edhë ndë paça profiti, edhe të di gjithë fshehësirat’ edhe çdo farë të dituri, edhe ndë paça gjithë besënë, kaqë sa të tunt nga vëndi male, e të mos kem dashuri, s’jam asgjë. |
| albanian-1872 | Edhe ndë paça profezi, edhe të dij gjithë mpshefësinat’ edhe qish do farë të dituni, edhe ndë paça gjithë besënë, kaqi sa të shkul vendit male, e të mos kemi dashuni, s’jam asgja. |
| albanian-2018 | Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, të njihja të gjitha të fshehtat, të zotëroja të gjitha dijet, dhe të kisha gjithë besimin për të lëvizur malet prej vendit, por të mos kisha dashuri, nuk do të isha asgjë. |
| albanian-altmk-27 | Edhe ndë paça profiti e të shoh gjithë të fshehuratë, e gjithë të dijturitë, e ndë paça gjithë besënë, sa që të tund maletë, e dashuri të mos kem, nukë jam fare gjë. |