bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian (Bibla Shqip 1994)
/
Job 26
Job 26
Albanian (Bibla Shqip 1994)
1
Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: "Si e ke ndihmuar të dobëtin,
2
ose si e ke ndihmuar krahun pa forcë?
3
Si e ke këshilluar atë që nuk ka dituri, dhe çfarë njohurish të mëdha i ke komunikuar?
4
Kujt ia ke drejtuar fjalët e tua, dhe e kujt është fryma që ka dalë prej teje?
5
Të vdekurit dridhen nën ujërat, dhe kështu bëjnë edhe banorët e tyre.
6
Para atij Sheoli është i zbuluar, Abadoni është pa vel.
7
Ai shtrin veriun në zbrazëti dhe e mban tokën pezull mbi hiçin.
8
I mbyll ujërat në retë e tij, por ato nuk çahen nën peshën e tyre.
9
E mbulon pamjen e fronit të tij, duke shtrirë mbi të retë e tij.
10
Ka shënuar një kufi të veçantë mbi sipërfaqen e ujërave, në kufirin e dritës me terrin.
11
Kollonat e qiellit dridhen dhe habiten nga kërcënimi i tij.
12
Me forcën e tij qetëson detin, me zgjuarsinë tij ka rrëzuar Rahabin.
13
Me Frymën e tij ka zbukuruar qiejt, dora e tij ka shpuar tejpërtej gjarpërin dredharak.
14
Ja, këto janë vetëm thekët e veprave të tij. Ç'murmurimë të lehtë të tij arrijmë të dëgjojmë! Por vallë kush do të arrijë të kuptojë gjëmimin e fuqisë së tij?
← Chapter 25
Chapter 27 →