bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-altmk-27
/
Romans 11
Romans 11
albanian-altmk-27
1
Thom un’ adha: Mos e shtiu poshtë Perndia llaon’ e saj? Mos qoftë kurrë! Sepse edhe unë jam Israilit, nga far’ e Avraamit, nga filia e Veniaminit.
2
Nuk’ e shtiu poshtë Perndia llaon’ e saj që e pat njohurë më përpara? A nuk’ e diji se ç’thotë karta nd’Istori të Iliasë, që ai rri e i lutetë Perndisë kondrë Israilit, e thotë.
3
O Zot, profitet’ e tu i vranë, e thisiastiret’ e tua i gremisnë. E unë mbeçë vetëmë, e kërkojënë Shpirtinë tim.
4
Po ç’i thot’ atij të përgjegjurit’ e Perndisë? Laçë për vetëhe time shtatë mijë burra, që nukë ujnjë gjunjë të falishnë Vaalit.
5
Kështu edhe ndashti adha shpëtuanë të ruajturitë, sikundrë qe të zgjedhurit’ e dhurëtisë.
6
E nd’është për hir adha, nuk’ është më për punëra, sepse ndrishe hiri nuk’ është më hir, ma nd’është nga punëtë, nuk’ është më hir. Ndrishe puna nuk’ është më punë.
7
E ç’ësht’ adha? Atë që kërkon Israili nuk’ e gjeti; po të zgjedhuritë e gjetnë, e gjithë të tjerëtë u verbuanë.
8
(Sikundr’ është shkruarë: U dha ature Perndia Shpirt të marrëzisë, si, e të mos shohënë, veshë, e të mos digjojënë), ngjera sot e gjithë ditënë.
9
Edhe Dhavidhi thotë: U bëftë mësalla e ture një dhokan për ta, një lak, e një grackë, për pagë të ture.
10
U erçinë sit’ e ture të mos shohënë. E rëndou gjithënjë supn’ e ture.
11
Thom adha unë: Mos u mbodhisnë për të rarë? Mos qoftë kurrë! Po grëmisëj’ e ture u bë shpëtim ndë të tjera fili, që të qenë ata zili mbë ta.
12
E nd’është që grëmisëja e ature është zotëri e botësë, e varfëria e ature zotëri e filivet së tjera, sa më tepërë të mbushurit’ e ture?
13
Mbë ju Ethnikotë thom, ngjera sa jam unë Apostoll i Ethnikovet, të shërbieritë tim nderoj.
14
Mos vijë ndë zili kurmi im, e sos ndoca nga ata.
15
Sepse nd’u bë të shtirëtë poshtë t’ature të paqtuarit’ e botësë, ç’do të jetë të dheksurit’ e ture, përveçe të ngjallturitë nga të vdekuritë?
16
E nd’është të nisuritë të Shënjtëruarë, edhe brumëtë të Shënjtëruarë. E nd’është rrënja e Shënjtëruarë, edhe degatë.
17
E nd’u çqienë ca nga degatë, e ti që jeshe Ulli i egrë u mboliase ndë vënd të ture, e u bëre shok i rrënjësë, edhe i lezetit së ullirit.
18
Mos u mburr kondrë degavet. Ma ndë mburre, ti nukë mban rrënjënë, po rrënja të mban ti.
19
Ma do të thuaç: U çqienë degatë, që të mboliasem unë.
20
Mirë (thua), për të pabesllëk u çqienë, e ti rri i shëndoshë ndë besë. Mos u mburr adha, po trëmbu.
21
Sepse ndë mos kurceu Perndia degat’ e fisme, mos nukë kurcejë edhe tij.
22
Vështro adha të butëtë edhe të egrët’ e Perndisë. T’egrëtë mb’ata që ranë, e të butëtë mbë tij, ndë qëndrofç ndë të mirë. E ndë mos, do të priteç edhe tij.
23
Edhe ata ndë mos mbeçinë ndë të pabesllëk, do të mboliasenë përsëri, sepse Perndia është e fortë t’i mboliasjë ata edhe një herë.
24
Sepse nd’është që ti u këpute nga Ulliri i egrë i fismi, e u mboliase ndë të parafism Ulli të butë, sa më tepërë këta të fismitë do të mboliasenë ndë ulli të ture?
25
Sepse nukë dua unë, vëllazër, të mos e diji juvet këtë të fshehurë (të mos jini të urtë me vetëhe) që të verbuaritë mbë Israilë u bë mbënjanë, ngjera sa të hijë të mbushurit’ e filivet.
26
E kështu do të sosetë gjithë Israili, sikundr’ është shkruarë: Do të vijë nga Sioni ai që shpëton, e do të zbojë të pabesllëknë nga Iakovi.
27
E këjo dhjatë nga meje është mb’ata, kur t’u ngrë ature fajetë.
28
Këta dha nga an’ e Ungjillit janë armiq për juvet. E nga an’ e së zgjedhurësë, janë të dashurë për sebep të baballarëvet.
29
Sepse dhurëtit’ e Perndisë e të thirrëtë, nukë kanë të ndërruarë.
30
Sepse sikundrë nukë besuatë edhe juvet njëherë mbë Perndinë, e ndashti u eleisi Perndia për pabesllëkn’ e këture.
31
Kështu edhe këta ndashti nukë besuanë mbë lejmoni që u bë mbë juvet, që të gjejënë edhe ata lejmoni.
32
Se Perndia i shtrëngoi të gjithë ndë të pabesllëk, që të bëjë lejmoni për të gjithë.
33
O të thellë të së pasurësë e të sofisë e të dijturësë Perndisë! Sa të paksetaksura janë gjuqet’ e asaj, e të pakupëtuara udhët’ e saj!
34
Sepse kush njohu mëndien’ e Zotit? E kush i dha atij nasihat?
35
A cili qe i parë që t’i ip atij, e do t’i kthenetë atij mbë të prapë?
36
Sepse nga ai, edhe për atë, edhe mb’atë janë gjithë punëtë. Nde ai lëvdimi ndë jetë të jetësë. Ashtu qoftë!
← Chapter 10
Chapter 12 →