bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-altmk-27
/
Revelation 16
Revelation 16
albanian-altmk-27
1
E digjova një zë të madh nga naoi, që u thosh të shtatë ëngjëjet: Hajdeni, e derdhni kupat’ e zëmërimit së Perndisë mbë dhe.
2
E vate i pari e derdhi kupën’ e tij mbi dhe; e u bë plagë e keqe e e ligë mbë njerëz, që kishnë nishan’ e bishësë, e mb’ata u falë mbë konismë të saj.
3
E i diti ëngjëll derdhi kupën’ e tij ndë det, e u bë posi gjaku i së vdekurit; e gjithë sa kishnë shpirt që rroijnë ndë det psofisnë.
4
E ëngjëlli i treti e derdhi kupën’ e tij ndë lumëra e ndë kronjëra të ujëravet, e u bënë gjak.
5
E digjova ëngjëllin’ e ujëravet, që thosh: I drejtë je, o Zot, që je, e që jeshe Shënjt, sepse kështu gjukove.
6
Sepse kanë derdhurë gjakn’ e Shënjtorëvet e të profitet, e u dhe ature të pijnë gjak; sepse kështu u duhej.
7
E digjova një tjatër nga thisiastiri, që thosh: Me të vërtetë, o Zot fuqimadh, të vërteta e të drejta janë gjuqërat’ e tua.
8
E i katërti ëngjëll derdhi kupën’ e tij mbi diellinë; e ju dha atij të digj njerëzitë me të ngrohëtë e me zjar.
9
E njerëzitë vuloijnë për të ngrohëtë të shumë, e shajtinë ëmërin’ Perndisë, që ka urdhër mbi këto plagë; e shumë metanoisnë, që t’i ipnë atij lëvdim.
10
E ëngjëlli i pesëti derdhi kupën’ e tij mbi fron të bishësë, e u errëcua mbretëria e saj; e nga të dhëmburitë brijnë vetë gjuhën’ e ture.
11
E shajtinë Perndinë e qiellit nga aformí e të dhëmburavet së ture edhe nga plagët’ e ture; e nukë hoqnë dorë nga punërat’ e ture.
12
E i gjashtëti ëngjëll derdhi kupën’ e tij mbi lumën’ e madh Efratnë; e shtërpoi ujët’ e tij, që të bënetë gati udh’ e mbretëret që janë nga del dielli.
13
E paçë (të dilë) nga goja e dhrakonit, edhe nga goja e bishësë, edhe nga goja e profitit gënjeshtjar tre shpirtëra të pëgëra, që gjaijnë me bretëkosa.
14
Sepse janë shpirtëre të dhemonëvet që bëjënë çudira, e venë ndë mbretërë të dheut, e të gjithë diniasë, të mbëjedhënë ata për luftë të asaj ditësë madhe të Perndisë fuqimadhit.
15
(Ja, që u vij sikundrë vjen kusari; lum ai njeri që rri cgjuarë e ruan rrobat’ e tij, që të mos ecëjë cveshurë e t’i shohënë turpn’ e tij).
16
E i përmbëjodhi ata nd’atë vënd që thuhetë ndë gjuhë të Çifutet Armagjedhon.
17
E ëngjëlli i shtati derdhi kupën’ e tij ndë erë; e dolli një zë i madh nga naoi i qiellit, nga froni, e thosh: U bë.
18
E u bënë zënjëra, e gjëmime, e vetëtimëra. E gjau tërmet i madh, që nuk’ u bë i tilli që kur janë njerëzitë mbi dhe, kaqë tërmet i madh.
19
E quteti i madh u nda ndë tri copë, e qutetet’ e miletevet së tjera ranë mbë dhe, e u bë kujtim përpara Perndisë për Vavillonën’ e madhe, që t’i ipej asaj potiri i verësë s’urgjisë tij.
20
E nisitë iknë gjithë, e maletë nuk’ u gjëndnë.
21
E breshër i madh posi një tallanto ra nga qielli mbi njerëz; e njerëzitë shajtinë Perndinë për plagë të breshërit; sepse ish fort e madhe plaga e atij.
← Chapter 15
Chapter 17 →