bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-altmk-27
/
Luke 8
Luke 8
albanian-altmk-27
1
E u bë pas këture, e ai vij qutet mbë qutet, e fshat mbë fshat tuke dhidhaksurë, e tuke vangjelisurë mbretërin’ e Perndisë, edhe të dimbëdhjetë bashkë me të.
2
Edhe ca gra që patnë qënë shëruarë nga Shpirtëra të këqia, edhe nga sëmundëra, Maria që quhej Magdhalini, që nga ajo patnë dalë shtatë djaj.
3
Edhe Ioanna gruaja e Huzait, e pitropit së Irodhit, edhe Susana, edhe shumë të tjera, ato që e shërbeijnë atë me gjë të ture.
4
E si rrodhi shumë turmë, e mbëjidhishnë nde ai nga njeri qutet e nga tjatëri, tha këtë paravoli:
5
Dolli bujku të mbill farën’ e tij, e tek mbillte ai, ca ra mb’udhë, e u shkel, e e hangrë zogjt’ e Qiellit.
6
E tjatër ra mbi gur e poqë biu u tha, sepse nukë kish noti.
7
E tjatër ra mbë mes të gjëmbavet; e poqë binë gjëmbatë e mbitnë atë.
8
E tjatër ra mbi dhe të mirë, e si biu, bëri farë njëqind për një. E si tha këtë thirri: Ai që ka veshë për të digjuarë, le të digjojë.
9
E e pietn’ atë mathitit’ e tij, e i thoshnë: Çfarë paravoliet është këjo?
10
Edhe ai u tha: Juvet u është dhënë të njihni të fshehurat’ e mbretërisë së Perndisë. E së tjerëvet u thom me paravolira, që tuke parë të mos shohënë, e tuke digjuarë të mos kupëtojënë.
11
Paravolia dha është këjo: Fara është fjala e Perndisë.
12
E ata që janë mb’udhë, jan’ ata që si digjojënë, pastaj vjen djalli e merr fjalënë nga zëmërat’ e ture, që të mos sosenë me të besuarë.
13
E ata pa që muarë fjalënë mbi gur, ata kur digjojënë marënë fjalënë me gëzim, po këta s’kanë rrënjë, të tillëtë besojënë për ca kohë, e kur vjen ndonjë të guciturë largonenë.
14
E fara që ra mbë gjëmba shënon ata që digjojënë, po nga të lakëmuarit’ e gjërit, e nga të pëlqiarat’ e kësaj jetet, mbitenë e nukë bëjënë të mbrodhurë.
15
E ajo që ra mbë dhe të mirë shënon ata, që të tillëtë si digjojënë me zëmërë të mirë, mbajënë fjalënë që digjojënë, e bëjënë farë me anë të durimit.
16
E ndonjë nukë dhez fotinë, e e mbulon atë me ndonjë enë, a e vë ndënë shtrat, po e vë mbi s(h)amdan, që të shohënë dritënë ata që hijënë ndë shtëpi.
17
Se nuk’ është ndonjë e erëtë që nukë do të çfaqetë, as e fshehurë, që do të mos njihetë, e të mos duketë.
18
Vështroi adha qish digjoni, se atij që ka do t’i ipetë, e nga ai që s’ka, edhe ajo që duketë se ka do të mirretë prej si.
19
E erdhë nde ai ëmma edhe vëllazërit’ e tij, e nukë mundnë ta piqnë atë nga turm’ e madhe.
20
E i rrëfienë atij, e i thanë: Mëma jote edhe vëllazëritë tat rrinë jashtë e duanë të të shohënë tij.
21
Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Mëma ime edhe vëllazërit’ e mi këta janë, që digjojënë fjalën’ e Perndisë, e e bëjënë atë.
22
E gjau një ditë, e hipi ai edhe mathitit’ e tij ndë varkë, e u thot’ ature: Le të hidhemi mb’anë të përtejme të gjolit. E lëshuanë.
23
E kur bënë ata plëhurë, e mori gjumi e zbriti një thëllim eret ndë gjol, e mbushishnë ujë, e rrizikuijnë.
24
E si erdhë afër, e zgjuanë atë, e i thonë: Dhaskal, o dhaskal, mënjënd humbasëmë. Edhe ai si u ngre, qërtoi erënë edhe thëllimn’ e ujit. E pushoi, e u bë bunacë.
25
E u tha ature: Ku është besa juaj? E u trëmnë, e u çuditnë, e thoshnë njëri me jetërinë: Vallë cili është kij, që porsit erëtë edhe ujëtë, e e digjojënë atë?
26
E u huadhë ndë vënd të Gadharinovet, që është përtej Galileësë.
27
E poqë dolli ai mbë dhe, i dolli përpara një njeri nga quteti që kish të paudhë që shumë moçet, e rrobë nukë mban ndë vetëhe, as ndë shtëpi hin, po rrij ndë varre.
28
E si e pa Iisunë i ra ndër këmbë, e thirri me zë të madh, e tha: Ç’kam unë të bëj me ti Iisu i biri i Perndisë së lartit? Të lutem tij të mos më mundoç.
29
Se e porsiti Shpirtin’ e pëgërë të dil nga njeriu, se shumë vitera e mban atë, e qe lidhurë me hekura, e e ruaijnë ndë kucur, e këput hekuratë, e zbonej nga i paudhi nd’erimira.
30
E Iisui e pieti atë, e i tha: Ç’është ëmëri it? Edhe ai i tha: Legjeon. Se kishnë hirë tek ai shumë të paudhë.
31
E i lutej atij të mos i porsitjë ata të hijënë ndë det.
32
E qe atje një kope e madhe derravet, që kullotnë ndë mal, e i lutishnë atij t’u apë urdhër të venë mbë derra, e i porsiti të venë.
33
E si duallë të paudhëtë nga njeriu, hinë ndë derra; e u vërsul kopeja mbi greminë, e u mbit ndë gjol.
34
E si e panë ata që ruaijnë derratë atë që u bë, iknë e vanë, e rrëfienë ndë qutet e ndë çiflikë.
35
E duallë të shihnë atë që u bë, e erdhë tek Iisui, e gjenë njerinë që duallë prej si të paudhëtë, që rrijte ndë këmbë të Iisuit, veshurë, e urtëcuarë, e u trëmbnë.
36
Edhe ata që e panë u dëftuanë ature qish u shërua i dhemonisuri.
37
E ju lutnë atij gjithë turma që dolli nga vëndi i Gadharinovet të ikën nga ata, se i zuri një frik’ e madhe. E ai hiri ndë varkë, e u kthe mbë të prapë.
38
E njeriu që duallë prej si të paudhëtë, i lutej atij të rrij me të bashkë. E Iisui e lëshoi atë e i tha:
39
Hajde ndë shtëpi tënde e rrëfe sa bëri Perndia për tij. E ai vate, e qiriks ndëpër gjithë qutet sa bëri nde ai Iisui.
40
E kur u kthie Iisui, e priti atë turma, sepse gjith’ e dëshëroijnë.
41
E ja vjen një njeri që kish ëmërinë Iairo, e kij ishte i pari i Sinagojit, e si ra ndë këmbë të Iisuit, i lutej atij të vij ndë shtëpi të tij.
42
Se kish një vashëzë të vetëmë ngjera dimbëdhjetë vjeç, e këjo mënjënd i vdis. (E mb’udhë tek vij, e mbit atë turm’ e njerëzet.
43
E një grua që hiqte nga të rrjedhurit’ e gjakut dimbëdhjetë vjet, e që kish prishurë gjithë gjën’ e saj ndë xherahë, e s’mund të shëronej nga ndonjë.
44
Si ju afërua atij prapazë, zuri anën’ e rrobësë tij, e atë çast i mbeti të rrjedhurit’ e gjakut së saj.
45
E Iisui tha: Cili ësht’ ai që më zu mua? E si thoshnë gjithë se jo, Petrua edhe shokët’ e tij i thanë: Dhaskal, të pushtoi turma, e të shtipëjnë, e piet, se cili më zuri?
46
Edhe Iisui tha: Çokush më zuri, se unë digjova që dolli nga meje fuqi.
47
E si pa gruaja që u çfaq, erdhi tuke dredhurë, e si ra përpara tij, i rrëfeu atij përpara gjithë llaoit përse e zuri, edhe që qish u shërua menjëherë.
48
Edhe ai i tha asaj: Kij tharos, o bijë, se besa jote të sosi tij. Hajde mbë të mirë).
49
E pa sosurë ai edhe fjalënë, vjen një nga i pari i sinagojit, e i thot’ atij, se: vdiqi vashëza jote, po mos mundo dhaskalë.
50
Edhe Iisui si digjoi, ju përgjegj atij, e i tha: Mos u trëmb, po beso vetëmë, e do të shpëtojë.
51
E si hiri ndë shtëpi nukë la njeri të hin brënda, po Petronë, edhe Iakovonë, edhe Ioannë, edhe jatn’ edhe mëmën’ e vashëzësë.
52
E qaijnë gjithë e rriheshinë për të. Edhe ai u thotë: Mos qai, nukë vdiqi, po flë.
53
E e përqeshnë atë se dijnë që vdiqi.
54
E ai si nxori të gjithë jashtë, e e mbajti atë nga dora, thirri, e i tha: O çupë, ngreu.
55
E u kthe Shpirti mbë të, e u ngjall atëherë; e porsiti t’i ipnë asaj të haij.
56
E u çuditnë, e lanë mëntë përinjt e saj. E ai i porsiti ata të mos thoshnë njeriut atë që u bë.
← Chapter 7
Chapter 9 →