bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-altmk-27
/
Luke 18
Luke 18
albanian-altmk-27
1
E u thosh ature edhe paravoli për të falturë gjithënjë, e të mos lodhenë.
2
Tuke thënë: Ndë një qutet qe një Gjukatas, që nukë trëmbej Perndisë, as kish turpn’ e njerëzet.
3
E mb’atë qutet ishte një grua e ve, e ajo vij tek ai, e thosh: Bëmë gjuq me armiknë tim.
4
E për shumë kohë nukë deshi t’i bën. Më të pastajmenë thotë me vetëhe të tij: Ndonëse Perndisë s’i trëmbem, e nga njeri nukë kam turp.
5
Ma sepse më rëndon këjo grua e ve, le t’i bëj gjuqnë, që të mos vijë gjithënjë të më çajë krietë.
6
E digjuatë, tha Zoti, se ç’tha gjukatësi i shtrëmbërë.
7
E po Perndia do të mos bëjë gjuqnë të zgjedhuret së tij, që thërresënë nde ai dit’ e natë, e do të përtojë për dëm të ture?
8
U thom juvet që do të bëjë gjuqn’ e ture shpejt. Po kur të vijë i biri i njeriut, do të gjejë vallë besënë mbë dhe?
9
E tha edhe këtë paravoli për ca që kishnë omuth mbë vetëhe të ture se qenë të drejtë, e shajnë të tjerëtë.
10
Di njerëz hipnë ndë Iero të falishnë, njëri Fariseo, e tjatëri kumerqar.
11
Fariseua qëndroi e falej këto me vetëhe të tij: O Perndi, të lëvdoj, se nukë jam si njerëzit’ e tjerë, rrëmbeës, të shtrëmbërë, kurvjarë, as si edhe kij Kumerqari.
12
Agjëroj di herë mbë javë, ap të dhjetëtënë ndë sa gjë që kam.
13
E kumerqari qëndroi për së largut, e nukë duaj as sitë të ngrij ndë Qiell, po rrihte gjoksn’ e tij, e thosh: Ndëjemë, o Perndi, mua fajëtuarë.
14
U thom juvet, që kij u kthe i drejtë ndë shtëpi të tij, e jo tjatëri. Se cilido që ngrë vetëhen’ e tij, do të gremisetë, e ai që unj vetëhen’ e tij, do të ngrihetë.
15
E i bijnë atij akoma edhe foshnjëtë, që t’i zij ata; e si panë mathitit’ e tij, i qërtuanë ata.
16
E Iisui i thirri ata, e tha: Liri djelmtë të vijënë tek u, e mos i mbani ata, se të tillëvet është mbretëria e Perndisë.
17
Me të vërteta u thom juvet, se ai që të mos dheksjë mbretërin’ e Perndisë posi foshnjë, do të mos hijë mbë të.
18
E e pieti atë një nga të parëtë, e tha: O dhaskal i mirë, ç’të bëj unë që të marr pjesë jetën’ e pasosurë?
19
Edhe Iisui i tha atij: Pse më thua të mirë? Ndonjë nuk’ ësht’ i mirë përveçme Perndisë vetëmë.
20
Porsitë i di: mos kurvëro, mos vra, mos vidh, mos bën martiri të rreme, ndero babanë tënd, edhe mëmënë tënde.
21
Edhe ai i tha: Të gjitha këto i kam ruajturë që mbë të ri tim.
22
E si digjoi këto Iisui, i tha atij: Edhe një akoma të lipsetë tij, shit gjithë sa ke, e ndajua së varfëret, e do të keç hazine ndë Qiell, e eja pas meje.
23
E ai si digjoi këto, u helmua, sepse qe shum’ i pasurë.
24
E si e pa atë Iisui, që u helmua, tha, se me shumë zahmet do të hijënë ata që kanë gjë, ndë mbretëri të Perndisë.
25
M’e kollajtë është të shkojë gamilia ndëpër vërë të gjëlpërësë, se të hijë i pasuri ndë mbretëri të Perndisë.
26
E ata që digjoijnë thanë: E kush mund të sosetë?
27
Edhe ai u tha: Ato që s’janë të kollajta mb’anë të njerëzet, janë të kollajta mb’anë të Perndisë.
28
E Petrua i thotë: Ja navet që i lam të gjitha, e erdhm pas teje.
29
Edhe ai u thot’ ature: Me të vërteta u thom juvet, se nuk’ është ndonjë që ka lënë shtëpi, a përinj, a vëllazër, a grua, a djelm, për dashuri të mbretërisë së Perndisë.
30
Që të mos marrë më shumë ndë këtë kohë, e jetë të pasosurë ndë jetë që vjen.
31
E si mori të dimbëdhjetë mbënjanë, u thot’ ature: Ja, që vemi ndë Ierusalim, e do të paguhenë gjith’ ato që janë shkruarë nga profitëtë për të bir’ e njeriut.
32
Sepse do të ipetë ndë duar të së pabesëvet, e do të përqeshetë, e do të pështihetë.
33
E si ta rrahënë me kamçi, do ta vrasën’ atë, e të tretënë ditë do të ngjalletë.
34
E ata nukë kupëtuanë fare nga këto, e qe këjo fjalë e fshehurë nga ata, e nukë noisnë ato që u thuheshnë.
35
E kur u afërua ai ndë Ieriho, një i verbërë rrijte mb’udhë e lipën.
36
E si digjoi turmënë që shkon, piet: Ç’është këjo?
37
E i rrëfienë atij që shkonte Iisui Nazarinoi.
38
E thirri, e tha: Iisu, i biri Dhavidhit, lejmonismë mua.
39
E ata që vijnë përpara e qërtoijn’ atë të pushon. E ai gjithënjë thërrit më tepër: I biri Dhavidhit, lejmonismë mua.
40
E Iisui qëndroi, e porsiti të ja bienë atë përpara, e kur erdhi ai afër, e pieti atë.
41
E i tha: Ç’do të të bëj ti? Edhe ai i tha: Zot, të shoh.
42
Edhe Iisui i tha atij: Shih, besa jote të shpëtoi ti.
43
E atë çast pa ai, e i vij pas si, tuke lëvduarë Perndinë. E gjithë llaoi si panë këtë, dhanë lëvdim Perndisë.
← Chapter 17
Chapter 19 →