bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-altmk-27
/
James 3
James 3
albanian-altmk-27
1
Mos doi të bëneni shumë dhaskalë, o vëllazërit’ e mi, sepse e diji që do të marrëmë më t’ashprë gjuq mbë vetëhe.
2
Sepse shumë punëra fëjejëmë gjithë. Ai që nukë fëjen mbë fjalë, kij është njeri i sosurë, i zoti të vërë frë edhe gjithë kurmit.
3
Ja, tek vëmë frëne kuajet ndë gojë, që të na bindenë nevet, e u rrotullojmë gjithë kurminë.
4
Ja, edhe karavetë ndonëse janë kaqë të mëdhinj, e ndonëse shturenë nga erëra të forta, kthenenë nga një temon i vogëlë atje tek do ai që e qivernis.
5
Kështu edhe gjuha është një anë e vogëlë, e mburretë mbë shumë punëra. Ja, pakëzë zjar sa pill të madh djeg.
6
Edhe gjuha është një zjar, një jetë e së shtrëmbërësë, gjuha është vënë ndë mes të melevet sona, e moleps gjithë kurminë. E kur të jetë dhezurë nga pisa e kollasit, atëherë djeg trohon’ e të rruajturit sonë.
7
Sepse gjithë fisi i bishëvet, edhe i fluturakëvet, edhe i gjërpinjet, e i pishqet cbutenë, e janë cbuturë nga fuqi e njerëzet.
8
Ma gjuhënë ndonjë nga njerëzitë nukë mund ta cbutjë. E kaqë që s’mund t’i vihetë frë, plot me helm të mortit.
9
Me atë bekojëmë Perndinë e Babanë, e me atë mallëkojëmë njerëzitë që janë bërë me konismë të Perndisë.
10
Nga një gojë e tillë del bekimi edhe mallëkimi; nukë mundjënë të venë këto punëra kështu, o vëllazërit’ e mi.
11
Mund vallë kroi të burojë nga një i tili kanal ujë të ëmblë edhe të pikëtë?
12
Mund vallë, o vëllazërit’ e mi, fiku të bëjë ullinj, a dhria fiq? Kështu edhe kroi nukë mund të bëjë ujë të kripurë edhe të ëmblë.
13
Kush është sofo edhe i dijturë ndër ju? Le të dëftojë ai me anë të jetësë e mirë punërat’ e tij që janë bërë me të butë të së dijturit.
14
E ndë kini juvet zili të pikëtë e qartëra ndë zëmëra tuaj, mos mburri, e mos gënjeni kondrë së vërtetësë.
15
Nuk’ është këjo sofi e cbriturë lartazi, po e dheut, kafshërishte, e së paudhit.
16
Sepse tek është zili e filloniqi, atje është akatastasi, e çdo pun’ e ligë.
17
E sofia që është lartazi, protoparë ësht’ e qëruarë, e pastaje që bën paq, e butë, e bindurë, plot me ndëjesë e me pemmë të mira, e largë nga të ksetaksuritë, e pa ipokrisi.
18
E pemm’ e së drejtësë pa mbilletë ndë paq mb’ata që bëjënë paq.
← Chapter 2
Chapter 4 →