bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-altmk-27
/
Galatians 4
Galatians 4
albanian-altmk-27
1
Ndashti thom unë, ngjera sa është klironomi foshnjë, ai s’ka fark mbë ndonjë punë nga kopili, ndonëse është Zoti i së gjithavet.
2
Po është ndënë pitropë e ikonomë, ngjera mbë kohë që i pat urdhëruarë babai.
3
Kështu edhe nevet, kur jeshëm foshnjë, jeshëm skllavosurë ndënë stihi të botësë.
4
Ma poqë erdhi të mbluaritë e motit, dërgoi Perndia të bir’ e tij, që leu nga grua, e që u bë ndënë nom.
5
Që të kseshpërblejë ata që qenë ndënë nom, për të marrë nevet Iothesinë (e të bënemi bij).
6
Ndashti sikundrë jini juvet bij, ka dërguarë Perndia Shpirtin’ e birit së tij ndë zëmëra tuaj që thërret: Avva, o baba.
7
Nukë je adha më kopil, po bir, e ndë je bir, je klironomi i Perndisë me anë të Krishtit.
8
Ma atëherë si nukë njohëtë Perndinë, jeshëtë kopij t’ature që s’janë Perndi me të vërtetë.
9
Ma ndashti si njohtë Perndinë, a të thom më mirë, si u njohtë nga Perndia, qish ktheneni prapë ndë stihi të smundura e të varfëra, mb’ato që dojëtë njëherë të ktheni përsëri të punoni?
10
Juvet mbai llogari të ditet, e të muajet, e të vitëret, të kohëvet.
11
Unë trëmbem për juvet, se mbase u munduaçë mbë të mbrazëtë për juvet.
12
Punoni si edhe unë, sepse edhe unë jam bërë si juvet. U lutem, o vëllazër, juvet nukë më kini bërë ndonjë dëm.
13
E dijnie që më përpara me pikëllim të kurmit sim u dhidhaksa juvet Ungjillë.
14
E pirasmonë tim që keshë ndë kurm tim, nuk’ e shatë, as urrietë, po më patë priturë posi një Ëngjëll të Perndisë, posi Hristonë Iisunë.
15
Ç’qe adha atëherë makarismoi juaj? Sepse u martiris juvet që të mundjëtë, dojëtë të nxjerëtë sitë tuaj të m’i apëtë mua.
16
U bëçë un’ adha armiku juaj, tuke thënë juvet të vërtetënë?
17
Janë ziliarë mbë juvet jo mbë të drejtë, po duanë të nxjerënë nevet jashtë, që të doi ata.
18
E mirë është që të doi kurdo të mirënë, e jo vetëmë kur të jem përpara jush.
19
Djelmt’ e mi, që juvet u mbaj pa ndë bark, ngjera sa të dërtonetë Krishti mbë juvet.
20
Ma dojë të gjëndeshë përpara juvet ndashti, e të ndërojë zënë tim, sepse nukë kam se ç’t’u thom juvet.
21
Thuajmëni mua juvet që doi të jini ndënë nom, nukë digjoni nomnë?
22
Sepse është shkruarë: Avraami pat di djelm, një nga skllava e një nga eleftera.
23
Ma ai që leu nga skllava, u le si do kurmi. E ai që leu nga eleftera, u le me fuqi të së taksurësë.
24
Këto punëra janë thënë me aligorira, sepse këto janë të dia dhjatatë, njera nga mali i Sinait, që pill skllev. Këjo është Agara.
25
Sepse Agara është mal i Sinait nd’Arapëri, e ujdis me Ierusalimnë, që është ndashti. Ajo është kopile bashkë me djelm të saj.
26
Ma Ierusalimi që është lart, ësht’ elefterë. Ajo është mëmma e nevet gjithëvet.
27
Sepse është shkruarë: Gëzou ti, o shterpë, që nukë pjell. Nxir zë ndë lëvdim, e thirrë ti që nukë je pjellësë, sepse më shumë fort janë djelmt’ e së lënësë, se asaj që ka burrënë.
28
Andaj nevet, o vëllazër, si Isaaku jemi djelmt’ e së taksurësë.
29
Ma si ahiere ai që qe lerë si do kurmi, e ndiq atë që qe sikundrë do Shpirti, kështu edhe ndashti.
30
Ma ç’thotë karta: Nxjere jashtë skllavënë, edhe djalën’ e saj, sepse nukë do të jetë klironom i biri i skllavësë me të bir’ e zonjësë.
31
Pra andaj, o vëllazër, nukë jemi nevet djelm të skllavësë, po të zonjësë.
← Chapter 3
Chapter 5 →