bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-altmk-27
/
Acts 28
Acts 28
albanian-altmk-27
1
E si shpëtuanë, ahiere e njohnë që nisia quhetë Malltë.
2
E Varvarëtë na bëijnë shumë njerëzllëk nevet, sepse si na dheznë zjar, na muarrë gjithë nevet nga shiu që bij edhe nga të ftohëtitë.
3
E tek mbëjidh Pavllua shumë lëmishte e i vij mbë zjar, dolli jashtë nga të ngrohëtitë një nepërkë e ju kolis mbë dorë të tij.
4
E si panë Varvarëtë nepërkënë varturë nga dor’ e tij, thoshnë njeri me jatërinë: Patjatër gjakëcuar është kij njeri, që si shpëtoi nga deti, gjuq’ i Perndisë nuk’ e la atë të rrojë.
5
E ai si shkundi nepërkënë ndë zjar, nukë pësoi ndonjë të keq.
6
E ata pritnë të ajej ai, a të bij mbë dhe aksafna i vdekurë. E si pritnë shumë kohë ata, e panë që s’u bë nde ai ndonjë e keqe, këmbienë mëndë e thoshnë, që ai është Perndi.
7
E rrotullë mb’atë vënd pat fshatëra i pari i nisisë, që quhej Puplio e ai na priti navet, e na gostiti tri dit me zëmërë mikërishte.
8
E gjau të jatn’ e Puplioit ta zij ethea edhe lëparqea, e të dergjej. Tek ai vate Pavllua, e si u fal, i vuri duartë sipër e e shëroi atë.
9
E si u bë këjo, edhe të tjerëtë që kishnë sëmundëra ndë nisi, vininë e shëronishnë.
10
E ata na nderuanë navet me shumë ndere, edhe kur deshm të hijëm ndë karav, na prunë gjith’ ato që na duhishnë.
11
E pas tre muajet hitim ndë një karav Aleksandhrino, që dimëron ndë nisi me Bandierë të Dhioskurëvet.
12
E si zbritm ndë Sirakusë, qëndruam atje tri dit.
13
E ateje erdhm rrotullë anësë e arrijtim ndë Rigjo. E si shkoi një ditë me të frijturë të notisë, të ditënë ditë erdhm ndë Potiolë.
14
E gjem atje vëllazër, e na u lutnë të mbeteshim atje mb’ata shtatë dit. E kështu ateje erdhm ndë Rom.
15
Edhe atje si digjuanë vëllazëritë t’ardhuritë tanë, duallë të na pritnë nevet ngjera ndë foro t’Apiut, e ndë Tri Taverna. Këta si i pa Pavllua, efharistisi Perndinë, e mori tharos.
16
E kur erdhm ndë Rom, Ekatondarhu dha të hapsosuritë te i pari i asqerit. E Pavllosë i dhanë urdhër të rrij veçë, me atë trim që e ruan atë.
17
E gjau pas tri ditet të thërrit Pavllua ata që qenë të parë ndë çifut. E si u mbëjodhë ata, u thosh ature: O njerëz vëllazër, unë ndonëse nukë bëra ndonjë punë kondrë llaoit a kondrë adetevet së baballarëvet, më dhanë lidhurë nga Ierusalimi ndë duar të Romanëvet.
18
E ata si më ksetaksnë, duajnë të më lëshoijnë, se nukë gjenë ndonjë faj për vdekëjë tek unë.
19
Ma si rrijnë çifutë kondrë, u shtrënguaçë të thërres Qesarinë, jo se keshë për të kallëzuarë gjë filinë time.
20
E për këtë sebep adha kërkova unë t’u shoh juvet e t’u kuvëndoj, sepse unë për shpëresë t’israilit jam lidhurë me këtë zinçir.
21
Edhe ata i thon’ atij: Nevet as kartëra muarrm nga Iudhea për tij, as ndonjë nga vëllazëritë erdhi e na tha a na kuvëndoi gjë të keq për tij.
22
Po duamë të digjojëmë prej teje ato që ke ndër mënd, sepse sa për këtë eres na e dimë që ndë çdo vënd flasënë kondrë për të.
23
E si i dhiorisnë atij një ditë vanë tek ai ndë shtëpi shumë e ksijis mb’ata e dëfton mbretërin’ e Perndisë, e u mbush ature kokënë për Iisunë, nga nomi i Moisiut edhe nga profitë, që ndë mëngjes e ngjera mbrëmanet.
24
E ca besoijnë mb’ato që thosh, e ca nukë besoijnë.
25
E si s’qenë mbë një mënd njeri me jatërinë, ikëjnë tuke thënë Pavllua një fjalë, se mirë tha Shënjti Shpirt me anë të profitit Isaiut mbë baballarë tuaj.
26
Kur tha: Hajde ndë këtë llao e thuaju: Me veshë do të digjoni, e do të mos kupëtoni; e me si do të shihni, e do të mos njihni.
27
Sepse u ntrash zëmëra e këtij llaoit, e me veshë rëndë digjuanë, e sit’ e ture i mbillnë, të mos ndodhetë të shohënë me si, e të digjojënë me veshë, e me zëmërë të kupëtojënë, e të kthenenë, e t’i shëroj ata.
28
Digjoni adha juvet që ndë filira të tjera u dërgua shpëtimi i Perndisë, e ata do ta digjojënë.
29
E si tha ai këto fjalë, iknë prej si çifutë, tuke bënë shumë qartë njeri me jatërinë.
30
E Pavllua mbeti atje plot di vjet, ndë shtëpi që pat me qira, e prit gjith’ ata që vijnë tek ai.
31
Tuke qiriksurë mbretërin’ e Perndisë, e tuke dhidhaksurë punët’ e Zotit Iisuit Hristoit, me çdo elefteri e pa ndonjë mbodhi.
← Chapter 27