bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-altmk-27
/
Acts 18
Acts 18
albanian-altmk-27
1
E pastaje si iku Pavllua nga Athina, vate ndë Jordhezë.
2
E si gjeti një çifut që quhej Aqillë, i lerë ndë Pondo, që atëherë pat ardhurë nga Italia, edhe Prisqillënë gruan’ e tij (sepse Kllavdhioi pat dhënë urdhër të ndiqejnë gjithë çifutë nga Romi), u bashkua me ta.
3
E sepse patnë një zanat me të, ndënji ndë shtëpi të ture, e punon, sepse zanati i ture ish të bëijnë çadëre.
4
E dhidhaks ndë Sinaguaj çdo të Shëtunë, e i mund çifutë edhe Elinëtë.
5
Ma kur erdhë nga Maqedhonia, Silla edhe Timotheoi, i zihej Pavllosë frima, tuke dëftuarë me martiri çifutet që Iisui është Hristoi.
6
E kur rrijnë ata kondrë, e vllasfimisnë, shkundi ai rrobat’ e tij, e u tha ature: Gjaku juaj mbi kokë tuaj. Unë jam i pafaj. Që sot di e tutje do të vete ndë filira të tjera.
7
E si u ngre ateje, vate ndë shtëpi të njëit që quhej Iusto e që kish frikën’ e Perndisë. Shtëpi e këtij qe krah mbë krah me sinaguaj.
8
E Krispua, i pari i sinagojit besoi mbë Zotnë me gjithë fëmijë të tij. Edhe shumë prej Jordhezësë me të digjuarë, besoijnë e pagëzonishnë.
9
E natënë nd’ëndërrë i tha Pavllosë Zoti: Mos u trëmb, po folë e mos pusho.
10
Se unë jam bashkë me ti, e ndonjë do të mos vërë dorë mbë ti, të të bëjë ti të keq, sepse është shumë llao im ndë këtë qutet.
11
E qëndroi një motëmot e gjashtë muaj, tuke dhidhaksurë mb’ata fjalën e Perndisë.
12
Ma kur u bë Galioni Kushullë nd’Ahai, u ngrenë gjithë Çifutë mbë këmbë me një zëmërë kondrë Pavllosë, e e shpunë atë ndë gjuq.
13
E thoshnë: Kij bën njerëzitë të falenë Perndisë sikundrë s’është shkruarë ndë nom.
14
E tek duan Pavllua të hap gojënë e të flit, u tha Galioni çifutet: Të qe ndonjë zarar a ndonjë faj i madh, o çifut, dojë t’u durojë juvet sikundrë ësht’ e udhësë.
15
Ma ndë janë qartëra për fjalë e ëmëre rrotullë nomit suaj, shihnie juvet, se unë nukë dua të bënem gjukatas i këture punëravet.
16
E i zboi ata nga gjuqi.
17
Ma Elinëtë si zunë Sostenë, të parin’ e sinagojit, e rrihnë përpara gjuqit. E Galioni s’vij ndonjë silloi për këto.
18
E Pavllua si priti edhe njallaj dit, u la shëndet vëllazëret, e bëri plëhurë për Sirië. Edhe bashkë me të edhe Prisqilla edhe Aqilla, si rruajti kokënë ndë Qehre, se pat lënë leshtë me të taksurë.
19
E Pavllua u katandis nd’Efeso, e ata i la atje. E ai hiri ndë sinaguaj, e filloniqis me çifut.
20
E ata i lutishnë të mbetej mbanë ture më shumë kohë, po ai nukë sterksi.
21
Po i la me shëndet, e u tha: Duhetë patjatër të krëmptenë që vjen, ta bëj nd’Ierusalim. E pagjene, ndë dashtë Perndia, do të kthenem ndër ju. E bëri plëhurë nga Efesa.
22
E si u zbarkua ndë Qesari, u nis e vate të hjeretis qishënë, e pastaje zbriti nd’Antiohi.
23
E si bëri ca kohë atje, dolli, e vij me radhë ndëpër vënd të Gallatisë edhe të Frigjisë, e stereos gjithë mathitejtë.
24
E një çifut që quhej Apollo, i lerë nd’Aleksandhri, njeri i fjalësë e i dijturë ndë kartëra, katandisi nd’Efeso.
25
Kij ish dhidhaksurë udhën’ e Zotit, e me shpirt të ngrohëtë flit e dhidhaks me shumë të shtrejtë punët’ e Zotit, ndonëse dij vetëmë pagëzimn’ e Ioannit.
26
Kij adha nisi të kuvëndon faqeza ndë sinaguaj. E si e digjuanë atë Aqilla edhe Prisqilla, e muarrë atë me vetëhe, e ja ksijisnë atij më hollë udhën’ e Perndisë.
27
E kur duan ai të shkon nd’Ahai, e nxituanë edhe vëllazëritë, e u shkruanë kartëra mathitivet, që ta prisn’ atë. E ai si vate u bëri shumë të mbrodhurë ature që patnë besuarë me anë të dhurëtisë.
28
Sepse shumë fort i qërton çifutë faqeza, tuke dëftuarë nga kartëratë se Iisui është Hristoi.
← Chapter 17
Chapter 19 →