bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-altmk-27
/
2 Corinthians 3
2 Corinthians 3
albanian-altmk-27
1
Nisjëmë nevet pa të rekumandarjëmë vetëhenë tënë? A mos kemi hri si dica, për kartëra të rekumandarisë, prej jush a mbë ju?
2
Juvet jini karta onë, shkruarë ndë zëmëra tona, ajo ësht’ e njohurë, e dhiavasetë nga gjithë njerëzitë.
3
Sepse dukeni juvet që jini kart’ e Krishtit e bërë prej nesh, shkruarë jo me mellan, po me Shpirt të Perndisë gjallë, jo mbë drasa të gurta, po mbë drasa të mishta të zëmërësë.
4
I tilli është tharosi inë që kemi mbë Perndinë me anë të Krishtit.
5
Jo se jemi të zotë nga vetiu të silloisemi ndonjë punë si nga vetiu, po aksia onë është nga Perndia.
6
Ajo që na bëri nevet shërbëtorë të Zotë të dhjatësë së re, jo të grammësë po të Shpirtit, sepse gramma vret, ma Shpirti ep jetë.
7
E nd’është që shërbesa e vdekëjësë me anë të grammësë tiposurë me gur, u bë e nderçurë, kaqë që nukë mundnë të bijt’ e Israilit të vështroijnë me si ndë faqe të Moisiut, nga të llampsurit’ e faqesë tij të paduruarinë.
8
Qish do të mos jetë më e nderçurë shërbesa e Shpirtit?
9
Sepse nd’është shërbesa e dëmit e nderçurë, shumë më tepër tepëron ndë nder shërbesa e së drejtësë.
10
Sepse ajo që u nderua atëherë, nuk’ u nderua mbë këtë anë, me singris mb’atë nder të tepërë.
11
Sepse nd’është që ajo që duaj të prishej u bë e nderçurë, shumë më tepër ajo që duron duhetë të jetë e nderçurë.
12
Kur kemi adha nevet të tillë shpëresë, kuvëndojëmë me lefteri të madhe.
13
E nukë bëjmë sikundrë bëri Moisiu që vuri bulicë mbë faqe të tij, të mos vështroijnë të bijt’ e Israilit mbë të sosurë të (nomit) që do të bijte e të pushon.
14
Për atë janë gurëcuarë mënt’ e ture; sepse ngjera sot ajo bulicë gjëndetë mbë të dhiavasurë të dhjatësë vjetërë, e ajo bulicë mbetet e pazbuluarë, sepse me anë të Krishtit ngrihetë.
15
Ma sot e gjithë ditënë, kur dhiavasetë Moisiu, bulica është vënë mbi zëmëra të ture.
16
Ma kur të kthenetë (Israili) mbë Zonë, do të ngrihetë bulica.
17
Ndashti Zoti është Shpirti. E tek është Shpirti i Zotit, atje është lefteri.
18
E nevet të gjithë me faqe zbuluarë vështrojmë si ndë pasqirë nder’ e Zotit, mb’atë të tillë Ikonë kthenemi e vijmë nga një nder mbë tjatër nder, si prej Shpirtit së Zotit.
← Chapter 2
Chapter 4 →