bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-altmk-27
/
1 Corinthians 2
1 Corinthians 2
albanian-altmk-27
1
E unë kur arçë ndër juvet, vëllazër, erdha jo me fjalë të larta, a me sofi, t’u dëftojë juvet martirin’ e Perndisë.
2
Sepse nukë silloisa të dijë gjë tjatër ndë juvet, përveçe Iisu Hristonë, edhe këtë të mbërthierë ndë Kruq.
3
E unë ndënja mbë juvet me shumë t’unjurë, e me shumë frikë e të dredhurë.
4
E fjala ime, edhe dhidhahia ime qenë jo fjalë të dërtuara me të dijturit’ e njerëzet, po me të dëftuarë të Shpirtit e të fuqisë.
5
Që të mos jetë besa juaj ndë sofi të njerëzet, po ndë fuqi të Perndisë.
6
Nd’ata që janë të tamamtë nevet flasëmë sofi. Ma sofi jo të kësaj jetet, as sofi të arhondëvet të kësaj jetet që prishenë.
7
Po flasëmë sofin’ e Perndisë ndë mistirio, do të thom për atë sofin’ e fshehurë, që pat qënë urdhëruarë nga Perndia pa dhe bërë jetëtë, për lëvdim tënë.
8
Atë sofi nuk’ e njohu ndonjë nga arhondët’ e kësaj jetet, sepse ta kishnë njohurë nukë kishnë mbërthierë ndë Kruq Zotn’ e nderit.
9
Po, sikundr’ është shkruarë: Ato që siu nuk’ i pa, e veshi nuk’ i digjoi, e ndë zëmërë të njeriut nukë hinë, ato i bëri gati Perndia për ata që e duanë atë.
10
Po ndë nevet Perndia i çfaqi me anë të Shpirtit së tij, sepse Shpirti i ksetaks gjithë punëtë, edhe të thellat’ e Perndisë.
11
Sepse cili nga njerëzitë njeh punët’ e njeriut, përveçe Shpirti i njeriut që rri mbë të? Kështu edhe punët’ e Perndisë ndonjë s’i di, përveçe Shpirti i Perndisë.
12
E nevet s’kemi marrë Shpirtin’ e kësaj jetet, po Shpirtinë që është nga Perndia, që të shohëmë punëtë që na janë dhëruarë nevet nga Perndia.
13
Për ato edhe kuvëndojëmë jo me fjalë që dhidhaks sofia e njerëzet, po me fjalë që dhidhaks Shënti Shpirt; e ujdisjëmë punët’ e Shpirtit ndë punëra të Shpirtit.
14
Po njeriu kafshës nukë kupëton punët’ e Shpirtit së Perndisë, sepse për atë janë marrëzi e nukë mund t’i njohë, sepse njihenë me shpirt.
15
Ma njeriu i Shpirtit gjukon për gjithë punëra, e ai nukë gjukonetë nga ndonjë.
16
Sepse kush ka njohurë mëndien’ e Zotit, që të dhidhaksjë atë? E nevet kemi mënd të Krishtit.
← Chapter 1
Chapter 3 →