bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-altmk-27
/
1 Corinthians 13
1 Corinthians 13
albanian-altmk-27
1
Ndë kuvëndofça unë gjuhërat’ e njerëzet edhe të Ëngjëllet, e dashuri të mos kem, u bëçë zile që kumbon, a daulle që gjëmon.
2
Edhe ndë paça profiti e të shoh gjithë të fshehuratë, e gjithë të dijturitë, e ndë paça gjithë besënë, sa që të tund maletë, e dashuri të mos kem, nukë jam fare gjë.
3
Edhe ndë ndafça për t’ushqierë të varfëritë gjithë gjënë tim, edhe ndë dafça kurminë tim për të djegurë, e dashuri të mos kem, s’më vëjen fare gjë.
4
Dashuria duron, e bën të mirë. Dashuria s’ka zili, dashuria nuk’ ësht’ e paturpçme, nukë mbahetë mbë të madh.
5
Nukë bën punëra të shëmtuara, nukë kërkon të sajtënë, nukë zëmëronetë, nukë mendonetë të keqenë.
6
Nukë gëzonetë mbë të shtrëmbërënë, po e bën gëzimn’ e saj mbë gëzim të së vërtetësë.
7
Mbë të gjitha ujdisetë, të gjitha i beson, të gjitha i shpëren, të gjitha i pret.
8
Dashuria ndonjëherë nukë bie mbë dhe, ma Profititë do të shkojënë, e gjuhëratë do të pushojënë, e të dijturitë do të prishetë.
9
Sepse nevet pak gjë dimë, e pak gjë profitepsjëmë.
10
Ma kur të vijë e tamamta, atëherë do të mbetetë ajo që qe e pakë.
11
Kur jeshë foshnjë, si foshnjë silloiseshë. Ma kur u bëçë burrë, i laçë ato punëra që qenë të foshnjësë.
12
Sepse ndashti shohëmë ndëpër pasqirë si mb’ëndërrë, po ahiere faqe mbë faqe. E ndashti njoh dica, po ahiere do të njoh mb’atë lloi sikundrë jam njohurë.
13
Ndashti mbetetë besa, shpëresa, dashuria, këto të tria, po m’e madhe nga këto është dashuria.
← Chapter 12
Chapter 14 →