bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Zechariah 10
Zechariah 10
albanian-2018
1
« Zotit kërkojani shiun në kohën e shirave të vona, se Zoti është ai që bën të gjëmojë. Shiun e begatë ai do t'jua japë dhe arat e secilit do të blerojnë.
2
Por idhujt flasin ligësi, shortarët mashtrojnë me vegime, ëndërrimtarët flasin kotësi, të rreme ngushëllimet e tyre. Ndaj dhe populli endet si bagëtia, vuajnë se s'kanë bari.
3
Kundër barinjve ndizet zemërimi im, prijësit e kopesë gjykimi im do t'i zërë, se Zoti i ushtrive kujdeset për kopenë e tij, shtëpinë e Judës, e si kalin e vet të lavdishëm lufte do ta bëjë.
4
Prej Judës do të dalë guri i këndit, prej tij, kunji e tendës, prej tij, harku i luftës, prej tij, të gjithë prijësit.
5
Së bashku ata do të jenë si trima që baltën me këmbë në luftë shkelin. Do të luftojnë, se Zoti do të jetë me ta, kalorësit ata do t'i turpërojnë.
6
Ngadhënjim do t'i jap shtëpisë së Judës, shtëpinë e Jozefit do ta shpëtoj. Do t'i përtërij, se do të kem mëshirë për ta, do të jenë si të mos i kisha mohuar kurrë, se unë jam Zoti, Perëndia i tyre, e atyre do t'u përgjigjem.
7
Efraimët do të jenë si luftëtarë, zemra do t'u gëzohet si prej verës. Fëmijët do t'i shohin e do të ngazëllehen, në Zotin do të galdojë zemra e tyre.
8
Do të fërshëllej e do t'i mbledh, se i shpagova, do të bëhen të shumtë si më parë.
9
I shpërndava nëpër popuj, por prej vendeve të largëta do të më kujtojnë. Bashkë me fëmijët do të rrojnë e do të kthehen.
10
Do t'i kthej prej tokës së Egjiptit, nga Asiria do t'i mbledh e do t'i sjell në tokën e Gileadit e të Libanit, sa s'do të kenë më vend.
11
Do të kalojë Zoti përmes detit të trazuar, dallgët do t'i godasë e thellësinë e ujërave ai do ta thajë. Do të përulet krenaria e Asirisë, skeptri i Egjiptit do të hidhet tej.
12
Do t'i bëjë të fortë në Zotin, në emrin e tij ata do të ecin para, kumton Zoti ».
← Chapter 9
Chapter 11 →