bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Song of Solomon 8
Song of Solomon 8
albanian-2018
1
Ah, të të kisha si vëllanë tim që gjinjtë e nënës sime thithi! Do të të gjeja përjashta e do të të puthja, njeri pa më përçmuar.
2
Do të të prija në shtëpinë e nënës sime, e ti do të më mësoje, por unë verë erëmirë do të të koja e lëngun e shegës sime.
3
Me dorën e majtë kokën ai ma mban e me të djathtën më përqafon.
4
Ju përbehem, o bijat e Jerusalemit, mos e zgjoni, mos e ngucni dashurinë, deri kur t'ia ketë ënda.
5
Kush është ajo që ngjitet shkretëtirës mbështetur tek i shtrenjti i vet? Nën mollë të zgjova ty, atje ku të lindi nëna, atje ku lehona ty të pati lindur.
6
Vërmë si vulë në zemër, si vulë në krahun tënd, se e fortë si vdekja është dashuria, e egër si skëterra smira, zjarrmia e saj zjarrmi përflakëse, flakë përvëluese.
7
Ujërat e mëdha dashurinë s'mund ta shuajnë, as lumenjtë nuk mund ta përmbytin. Kush për dashuri jep shtëpi e katandi, fiton veçse qesëndi.
8
Një motër të vogël kemi, që gjinjtë s'i kanë dalë. Ç'do të bëjmë me motrën tonë, kur për të të flitet?
9
Po të ishte mur, bedena argjendi do t'i bënim, flegra cedra do t'i vinim, po të ishte derë.
10
Mur jam unë e gjinjtë e mi si kulla. Para syve të tij paqe unë kam gjetur.
11
Një vresht pati Solomoni në Baalhamon, e rojtarëve vreshtin ua dha. Secili për frytet e saj do të sillte një mijë monedha argjendi.
12
Vreshti im, që më përket mua, shtrihet para meje. Ja, një mijë monedha për ty Solomon e dyqind për rojat e fryteve të tij.
13
O ti, që banon në kopshte, e shokët e mi zërin ta dëgjojnë, edhe unë ta dëgjofsha!
14
Shpejto, i shtrenjti im, porsi kaprolli a zogu i drenushës, në bjeshkët erëmira.
← Chapter 7