bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Song of Solomon 5
Song of Solomon 5
albanian-2018
1
Hyra në kopshtin tim, o motërza ime, nuse, mblodha mirrën time e vajin erëmirë, nga hualli im mjaltin hëngra e verën time piva bashkë me qumështin tim. Hani ju, o miq, pini e dehuni, o të dashur.
2
Flija unë, por zemra s'po më flinte. Trokëllimë! I shtrenjti im troket! «Hapma derën, motra ime, mikja ime, pëllumbesha ime, e përkryera ime, se plot vesë unë kokën kam, me lagshtën e natës dredhat më janë mbushur!».
3
«Po unë këmishën e kam zhveshur, si ta vesh unë prapë? Po unë këmbët i kam larë, si t'i ndot unë prapë?».
4
I shtrenjti im dorën në vrimë e shtiu e krejt u meka unë.
5
U ngrita, të shtrenjtit derën t'i hap, e duart mirrë më rridhnin, gishtat mirrë më pikonin përmbi vegët e kajnacës.
6
Të shtrenjtit tim ia hapa, por kish shkuar i shtrenjti im, gjetiu ai kish ikur e sa s'më la fryma, që kish ikur. E kërkova, por s'e gjeta, i bëzajta, por nuk më gjegji.
7
Rojtarët, që qytetit enden, më kapën mua e më rrahën, më lënduan e më zhveshën rojtarët e mureve.
8
Ju përbej, o bijat e Jerusalemit, po e gjetët të shtrenjtin tim, ja se ç'do t'i thoni: më ligu dashuria.
9
Ç'ka më shumë i shtrenjti yt, o e bukura ndër gra? Ç'ka më shumë i shtrenjti yt, që kështu po na përben?
10
Shndrin e kuqëlon i shtrenjti im, ai spikat ndër një mijë vetë.
11
Kryet e tij, ar i kulluar, flokët e tij, dredha-dredha, janë të zinj si penda e korbit,
12
sytë e tij porsi pëllumbat ndanë çurgut të ujërave, larë në qumësht e ndenjur shtruar.
13
Faqet e tij si lehe erëzash, pirgje erëmirë buzët e tij, lilakë që vesojnë, mirrë që çurgon.
14
Duart e tij si rrathë të artë, me margaritarë dendur. Barku i tij enë fildishi, mbuluar me safirë.
15
Këmbët e tij shtylla mermeri, mbi themele ari të pastër. Nga të pamët është si Libani, si cedrat më të mirë.
16
Ëmbëltim prej goje i del e është i tëri i dëshirueshëm. Ja, ky është i shtrenjti im, o bijat e Jerusalemit, e ky është miku im.
← Chapter 4
Chapter 6 →