bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Song of Solomon 3
Song of Solomon 3
albanian-2018
1
Netëve, mbi shtrojën time, e kërkova atë që me gjithë shpirt e dua. E kërkova, por s'e gjeta.
2
Do të ngrihem, pra, qytetit ndër udhë e sheshe të endem, atë që me shpirt e dua, ta kërkoj. E kërkova, por s'e gjeta.
3
Më hasën rojtarët, tek silleshin qytetit. «A e patë kund atë që me shpirt e dua?».
4
Fill sa i kalova, e gjeta unë atë që me shpirt e dua. E rroka e nuk do ta lëshoj pa e shtënë në shtëpi të nënës sime, në dhomën e asaj që më ngjizi.
5
Ju përbehem, o bijat e Jerusalemit, pash sorkadhet a sutat e fushës: mos e zgjoni, mos e ngucni dashurinë deri kur t'ia ketë ënda.
6
Ç'është ajo që shkretëtirës ngjitet porsi shtëllungat e tymit me mirrë e temjan erëzuar e me çdo pudër që shitet?
7
Ja, bartorja e Solomonit! Gjashtëdhjetë trima e rrethojnë, ndër më të fortët e Izraelit.
8
Të gjithë shpatën vringëllojnë e për luftë janë të ushtruar, shpatën ngjeshur e mbart secili kundër lemerisë së natës.
9
Një vig bëri për vete Solomoni me drurë prej Libani.
10
Këmbët prej argjendi i bëri, shpinëzën prej ari e ndenjësen të purpurt, me dashuri brenda qëndisur nga bijat e Jerusalemit.
11
Dilni e shihni, o bijat e Sionit, mbretin Solomon, me kurorën që e ëma i vuri atë ditë kur u martua, atë ditë kur zemra iu gëzua.
← Chapter 2
Chapter 4 →