bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Romans 13
Romans 13
albanian-2018
1
Çdo njeri t'u nënshtrohet pushteteve që ka mbi vete. Sepse nuk ka pushtet që nuk është nga Perëndia. Të gjitha pushtetet janë caktuar nga Perëndia.
2
Pra, kush kundërshton pushtetin, i kundërvihet Perëndisë që e ka caktuar atë. Ata që e kundërshtojnë, i pret gjykimi.
3
Nuk ka pse ta ketë frikë eprorin ai që bën të mirën, por ai që bën të keqen. A dëshiron të mos kesh frikë nga pushteti? Bëj të mirën dhe do të marrësh lavdërime prej tij.
4
Sepse ai është shërbëtor i Perëndisë për të mirën. Por nëse ti bën të keqen, duhet të kesh frikë, se ai nuk e mban më kot shpatën. Ai është shërbëtor i Perëndisë dhe hakmerret e ndëshkon keqbërësit.
5
Kështu duhet të nënshtroheni jo vetëm për shkak të ndëshkimit, por edhe për shkak të ndërgjegjes.
6
Prandaj i paguani edhe taksat, sepse pushtetet që merren me këtë punë janë shërbëtorë të Perëndisë.
7
Jepuni të gjithëve çfarë u takon: taksën atij që i takon taksa, taksën e doganës atij që i takon taksa e doganës, frikën atij që i takon t'i frikësoheni, nderimin atij që i takon nderimi.
8
Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç detyrimit për të dashur njëri-tjetrin. Kush e do tjetrin, e ka përmbushur ligjin.
9
Urdhërimet: mos bëj tradhti bashkëshortore, mos vrit, mos vidh, mos lakmo, dhe urdhërimet e tjera përmblidhen në këtë fjalë: duaje të afërtin si veten.
10
Kush e do të afërtin, nuk i bën keq. Prandaj dashuria është përmbushja e ligjit.
11
Bëjeni këtë, sepse ju e dini se në ç'kohëra jetojmë. Tashmë ka ardhur ora për t'u zgjuar nga gjumi. Shpëtimi ynë është më afër tani sesa kur besuam.
12
Nata kaloi e dita po afron. Prandaj të hedhim tej veprat e errësirës e të ngjeshim armët e dritës.
13
Të jetojmë me ndershmëri si ditën, jo në shthurje e dehje, jo në kurvëri e fëlligështi, jo në grindje e smirë.
14
Por vishuni me Zotin Jezu Krisht dhe mos u përpiqni të kënaqni epshet e dobësisë njerëzore.
← Chapter 12
Chapter 14 →