bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Revelation 9
Revelation 9
albanian-2018
1
I ra trumbetës engjëlli i pestë. Atëherë pashë një yll që kishte rënë nga qielli në tokë. Atij iu dha çelësi i pusit të humnerës.
2
Ai hapi pusin e humnerës dhe prej tij doli tym si tymi i një furre të madhe. Dielli dhe ajri u errësuan nga tymi i pusit.
3
Nga tymi dolën karkaleca mbi tokë dhe atyre iu dha e njëjta fuqi si fuqia e akrepave.
4
Atyre iu tha të mos dëmtonin bimët, as barin dhe as pemët e tokës, por vetëm njerëzit që nuk e kanë vulën e Perëndisë në ballë.
5
Dhe iu dha urdhër të mos i vrasin njerëzit, por t'i mundojnë për pesë muaj. Dhimbja që i mundonte ishte si dhimbja e pickimit të akrepit.
6
Gjatë atyre ditëve njerëzit do ta kërkojnë vdekjen dhe nuk do ta gjejnë. Do të duan të vdesin, por vdekja do të largohet prej tyre.
7
Nga pamja karkalecat ngjanin me kuaj të bërë gati për luftë dhe në kokë mbanin diçka si kurora të arta. Fytyrat i kishin si fytyra njerëzish.
8
Flokët i kishin si flokë grash, ndërsa dhëmbët si dhëmbë luanësh.
9
Në kraharor kishin diçka si parzmore hekuri, ndërsa zhurma që bënin krahët e tyre ngjante me zhurmën e shumë qerreve me kuaj që vrapojnë për luftë.
10
Kishin bishta me thumba si të akrepave dhe gjithë fuqia e tyre për të lënduar njerëzit për pesë muaj qëndronte te bishtat.
11
Për mbret kishin engjëllin e humnerës, i cili në hebraisht quhet Abadon, ndërsa në greqisht e ka emrin Apolion.
12
Njëri mjerim shkoi. Ja tek po vijnë edhe dy mjerime të tjera pas tij.
13
I ra trumbetës engjëlli i gjashtë. Atëherë dëgjova një zë që dilte nga të katër qoshet e altarit të artë, që ndodhet para Perëndisë.
14
Zëri i tha engjëllit të gjashtë që kishte trumbetën: «Zgjidhi katër engjëjt që janë lidhur te lumi i madh i Eufratit!».
15
Të katër engjëjt, që ishin bërë gati për atë orë, për atë ditë, për atë muaj e për atë vit, u zgjidhën për të vrarë një të tretën e njerëzve.
16
Dëgjova numrin e ushtarëve të kalorësisë. Ishte dyqind milionë.
17
Kuajt dhe kalorësit që pashë në vegim kishin parzmore të kuqe si zjarri, të kaltra si hiacinti e të verdha si squfuri. Kokat e kuajve ishin si koka luanësh, ndërsa nga goja e tyre dilte zjarr, tym e squfur.
18
Nga këto tri plagë, nga zjarri, tymi e squfuri që dilte nga goja e kuajve, vdiq një e treta e njerëzve.
19
Sepse fuqia e kuajve qëndronte te goja dhe te bishti i tyre. Bishtat e tyre ngjanin si gjarpërinj, që me kokën e tyre u sillnin dëm njerëzve.
20
Pjesa tjetër e njerëzve, ata që nuk vdiqën nga këto plagë, nuk u penduan për veprat që kishin bërë, por vazhdonin të adhuronin djajtë e idhujt prej ari, argjendi, bronzi, guri apo druri, të cilët nuk mund të shohin, as të dëgjojnë, as të ecin.
21
Nuk u penduan as për vrasjet e tyre, as për magjitë e tyre, as për kurvërinë e tyre e as për vjedhjet e tyre.
← Chapter 8
Chapter 10 →