bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Revelation 15
Revelation 15
albanian-2018
1
Pastaj pashë në qiell një shenjë të madhe e të mahnitshme, shtatë engjëj që kishin shtatë plagët e fundit. Me to përfundoi zemërimi i Perëndisë.
2
Pashë edhe diçka si det të qelqtë përzier me zjarr, si edhe ata që kishin mundur bishën, shëmbëlltyrën e saj dhe numrin e emrit të saj. Ata qëndronin mbi detin e qelqtë me harpat e Perëndisë në duar
3
dhe këndonin këngën e Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë dhe këngën e Qengjit: «Të mëdha e të mrekullueshme janë veprat e tua, o Zot, Perëndi i gjithëpushtetshëm! Të drejta e të vërteta udhët e tua, o mbret i kombeve!
4
Kush nuk do të të druajë ty, o Zot, kush nuk do ta përlëvdojë emrin tënd? Vetëm ti je i shenjtë dhe gjithë kombet do të vijnë e do të të adhurojnë, se u shfaqën të gjitha veprat e tua të drejta».
5
Pastaj pashë se u hap tempulli i tendës së dëshmisë në qiell.
6
Nga tempulli dolën shtatë engjëjt që kishin shtatë plagët. Ata ishin veshur me pëlhura të pastra e të shndritshme, ndërsa kraharorët i kishin ngjeshur me breza të artë.
7
Njëra nga katër gjallesat u dha shtatë engjëjve shtatë kupa të arta, të mbushura me zemërimin e Perëndisë që jeton në shekuj të shekujve.
8
Tempulli u mbush me tymin e lavdisë e të fuqisë së Perëndisë dhe askush nuk mund të hynte në tempull, derisa të mbaronin të shtatë plagët e shtatë engjëjve.
← Chapter 14
Chapter 16 →