bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 88
Psalms 88
albanian-2018
1
Këngë. Psalm i bijve të Korahut. Mjeshtrit të korit. Me melodi të trishtueshme. Himn i Heman Ezrahitit.
2
O Zot, Perëndia i shpëtimit tim, ty të thërras ditë e natë.
3
Lutja ime mbërrittë te ti, vëri vesh kujës sime.
4
Më është mbushur shpirti me të këqija, jeta ime është pranë skëterrës.
5
Më radhitin me ata që kallen në varr, jam bërë si njeri pa forcë.
6
Endem mes të vdekurve, si të vrarët që dergjen varreve, si ata që ti nuk i kujton më, që janë shkëputur nga dora jote.
7
Më ke plandosur në gropën më të thellë, në skutat më të errëta të thellësive.
8
Mbi mua rëndon zemërimi yt, mbi mua përplasen gjithë dallgët e tua.
9
Largove prej meje të njohurit e mi, më bëre të neveritshëm për ta. Jam mbyllur brenda e më nuk dal,
10
sytë më janë venitur prej mjerimit. Ty të kam thirrur përditë, o Zot, duart drejt teje i kam shtrirë.
11
Pse, për të vdekurit do t'i bësh mrekullitë? Mos do të ngrihen hijet e të vdekurve të të përlëvdojnë?
12
Mos ka për të folur kush në varr për mirësinë tënde, apo për besnikërinë tënde në vendin e shkatërrimit?
13
Mos kanë për t'u njohur në errësirë mrekullitë e tua, apo drejtësia jote në vendin e harresës?
14
Por unë të thërras ty, o Zot, për ndihmë, lutja ime mbërrin para teje që në mëngjes.
15
Përse më hedh tej, o Zot? Përse e fsheh fytyrën prej meje?
16
I mjerë jam unë e në prag të vdekjes që në rini, vuaj prej tmerreve të tua plot dëshpërim.
17
Më mbulojnë zemërimet e tua, tmerret e tua më rrënojnë.
18
Më rrethojnë si uji tërë ditën, vërshojnë mbi mua nga të gjitha anët.
19
Largove prej meje miq e shokë, vetëm errësira më bën shoqëri.
← Chapter 87
Chapter 89 →