bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 8
Psalms 8
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Për Gititin. Psalm i Davidit.
2
O Zot, Zoti ynë, sa i mrekullueshëm është emri yt mbi tokën mbarë! Mbi qiej e shpalos madhështinë tënde.
3
Me gojën e fëmijëve dhe të foshnjave tregove fuqinë kundër armiqve të tu, që t'i bësh të heshtin armiq e kundërshtarë.
4
Kur vështroj qiellin, veprën e duarve të tua, hënën e yjet që ti krijove,
5
ç'është njeriu që të kujtohesh për të, apo biri i njeriut që të kujdesesh për të?
6
Pak më pak se Perëndi e bëre, e kurorëzove me nder e me lavdi.
7
I dhe pushtet mbi veprat e duarve të tua, gjithçka ia nënshtrove nën këmbë:
8
mbarë dhentë, gjedhët dhe egërsirat e fushës,
9
zogjtë e qiellit, peshqit e detit, gjithçka që shtigjet e deteve përshkon.
10
O Zot, Zoti ynë, sa i mrekullueshëm është emri yt mbi tokën mbarë!
← Chapter 7
Chapter 9 →