bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 72
Psalms 72
albanian-2018
1
I Solomonit. O Perëndi, dhuroja mbretit gjykimet e tua e drejtësinë tënde birit të mbretit,
2
që popullin tënd ta gjykojë me drejtësi e skamnorëve të tu t'u japë të drejtën.
3
Malet le t'i sjellin paqe popullit e kodrat drejtësi.
4
Mbreti le t'u japë drejtësi skamnorëve të popullit, bijtë e nevojtarëve le t'i shpëtojë e shtypësin ta dërrmojë.
5
Të paçin frikë brez pas brezi, sa të ketë diell e sa të ketë hënë.
6
Le të zbresë si shiu mbi luadh të kositur, si rrebeshi që ujit tokën.
7
Në ditët e tij le të lulëzojë i drejti e paqe të madhe le të ketë, derisa të mos jetë më hëna.
8
Le të sundojë nga deti në det, nga lumi deri në skajet e tokës.
9
Përpara tij le të përkulen banorët e shkretëtirës dhe armiqtë e tij le të lëpijnë pluhurin.
10
Mbretërit e Tarshishit e ishujt le t'i sjellin tagrin, mbretërit e Shebës e të Sebës, dhurata.
11
Para tij le të përkulen gjithë mbretërit, gjithë kombet atij t'i shërbejnë.
12
Se ai do ta shpëtojë nevojtarin që thërret e skamnorin që s'e ndihmon askush.
13
Do t'i dhimbset i dobëti e nevojtari, nevojtarëve do t'ua shpëtojë jetën.
14
Do t'i shpëtojë nga shtypja e dhuna, gjaku i tyre do të jetë i çmuar në sytë e tij.
15
Rroftë mbreti e prej arit të Shebës marrtë! U lutshin për të pa pushim, gjithë ditën e bekofshin!
16
Toka dhëntë drithë me shumicë, majave të maleve u valëvitshin kallinjtë, prodhimi i tyre qoftë i begatë si Libani, prej qytetit lulëzofshin si bari i fushës.
17
Emri i tij mbettë përjetë! Emri i tij qëndroftë sa të jetë dielli! Në të u bekofshin njerëzit, gjithë kombet e quajtshin të lum.
18
Bekuar qoftë Zoti Perëndi, Perëndia i Izraelit, i vetmi që bën mrekulli!
19
Bekuar qoftë përjetë edhe emri i tij i lavdishëm e me lavdinë e tij u mbushtë tërë toka! Amen! Amen!
20
Këtu mbarojnë lutjet e Davidit, birit të Jeseut.
← Chapter 71
Chapter 73 →