bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 6
Psalms 6
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Për vegla me tetë korda. Psalm i Davidit.
2
Mos më qorto, o Zot, me zemërimin tënd, mos më ndëshko me mërinë tënde.
3
Ki mëshirë për mua, o Zot, se po tretem, shëromë, se po më dridhen kockat.
4
Shpirtin ma ka zënë tmerri, po deri kur, o Zot?
5
Kthehu, o Zot, e çliroje shpirtin tim, shpëtomë për hir të mirësisë sate,
6
se ndër të vdekurit s'ka kush të kujton, e në skëterrë s'ka kush të falënderon.
7
U lodha së rënkuari, e njom përnatë shtratin tim, me lot e lag shtrojën time.
8
M'u fikën sytë nga brenga, m'u dobësuan prej të gjithë armiqve të mi.
9
Largohuni nga unë ju që bëni paudhësi, se Zoti e dëgjon ngashërimin tim.
10
Zoti e dëgjoi përgjërimin tim dhe lutjen time do ta pranojë.
11
U turpërofshin e u tmerrofshin të gjithë armiqtë e mi, e menjëherë u kthefshin pas të çnderuar.
← Chapter 5
Chapter 7 →