bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 36
Psalms 36
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit, shërbëtorit të Zotit.
2
Mëkati i flet të paudhit thellë në zemër, në sytë e tij nuk ka drojë Perëndie.
3
Se ai e mashtron veten sy për sy, që paudhësinë e vet mos ta shohë e mos ta urrejë.
4
Fjalët e gojës së tij janë paudhësi e dinakëri, nuk sillet me urti e nuk bën të mirën.
5
Paudhësinë mendon në shtratin e tij, ndjek udhën që s'është e mirë, të keqen nuk e përbuz.
6
O Zot, mirësia jote rrok qiellin, besnikëria jote prek retë.
7
Drejtësia jote është si malet e larta, gjykimet e tua si humnera e thellë. Njerëz e kafshë, o Zot, ti i shpëton.
8
Sa e çmuar është mirësia jote, o Perëndi! Nën hijen e krahëve të tu njerëzit gjejnë strehë.
9
Ngihen me begatinë e shtëpisë sate, në përroin e ëndjeve të tua shuajnë etjen.
10
Se pranë teje është burimi i jetës, në dritën tënde shohim dritën.
11
Shtrije mirësinë tënde mbi ata që të njohin dhe drejtësinë tënde mbi zemërdrejtët.
12
Mos më shkeltë këmba e kryelartit, dora e të paudhit mos më dëboftë.
13
Ja tek ranë ata që bëjnë paudhësi, u plandosën e më nuk ngrihen dot.
← Chapter 35
Chapter 37 →