bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 33
Psalms 33
albanian-2018
1
Brohoritni, o besnikë, në Zotin, të drejtëve u ka hije lavdërimi.
2
Kremtojeni Zotin me qeste, këndojini me harpën me dhjetë tela.
3
Këndojini atij një këngë të re, bjeruni bukur veglave muzikore e brohoritni!
4
E drejtë është fjala e Zotit, të gjitha veprat e tij plot besnikëri.
5
Ai e do drejtësinë dhe gjykimin e drejtë, plot është toka me mirësinë e Zotit.
6
Me fjalën e Zotit u krijuan qiejt, me frymën e gojës së tij mbarë ushtria qiellore.
7
Ujërat e deteve i mblodhi si në një pirg, thellësitë i mbylli nëpër drithnikë.
8
Le ta ketë frikë Zotin mbarë toka, le të dridhen para tij gjithë banorët e botës.
9
Se ai foli e gjithçka u bë, ai urdhëroi e u përftua.
10
Zoti i zhbën shestimet e kombeve, mendimet e popujve ai i prish.
11
Por shestimi i Zotit mbetet përjetë, mendimet e zemrës së tij brez pas brezi.
12
Lum ai komb që ka për Perëndi Zotin, ai popull që e zgjodhi si trashëgiminë e vet.
13
Zoti vështron prej qiellit, mbarë bijtë e njerëzve i shikon.
14
Prej vendbanimit të tij ai shqyrton gjithë banorët e tokës.
15
Ai i dha trajtë zemrës së çdo njeriu, i kupton mbarë veprat e njerëzve.
16
Nuk shpëton mbreti falë ushtrisë së madhe e as luftëtari trim falë fuqisë së tij të madhe.
17
Më kot e pret shpëtimin prej kalit, forca e tij e madhe nuk do ta shpëtojë.
18
Ja, sytë e Zotit janë mbi ata që e druajnë, mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij,
19
që t'ua çlirojë shpirtin nga vdekja, që t'i mbajë gjallë në kohë urie.
20
Shpirti ynë pret Zotin, ai është ndihma dhe mburoja jonë.
21
Në të gëzon zemra jonë, në emrin e tij të shenjtë kemi besim.
22
Qoftë mbi ne, o Zot, mirësia jote, sikurse kemi shpresuar në ty.
← Chapter 32
Chapter 34 →