bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 31
Psalms 31
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2
Te ti, o Zot, kërkova strehë, mos lejo të turpërohem asnjëherë, sipas drejtësisë sate çliromë!
3
Prire veshin drejt meje, nxito të më çlirosh, bëhu për mua shkëmbi, ku gjej strehim, fortesa e shpëtimit tim.
4
Ti je shkëmbi dhe fortesa ime, për hir të emrit tënd primë e hiqmë udhën.
5
Më nxirr nga laku, që fshehtas më kanë ngritur, sepse ti je streha ime.
6
Në duart e tua e lë shpirtin tim, shpengomë, o Zot, Perëndi besnik.
7
I urrej ata që jepen pas idhujve të kotë, por unë shpresën e kam te Zoti.
8
Për mirësinë tënde gëzoj e ngazëllej, se ti e pe pikëllimin tim dhe e njohe mjerimin e shpirtit tim.
9
Nuk më le të bie në dorë të armiqve, këmbët m'i vure në vend të gjerë.
10
Mëshiromë, o Zot, se jam ngushtë, nga brenga po më treten sytë, shpirti e trupi.
11
Jeta po më mpaket në hidhërim e vitet po kalojnë mes lëngatash, më kanë lënë fuqitë prej paudhësisë e kockat po më treten.
12
Jam bërë tallje për të gjithë armiqtë e shumë më tepër për fqinjët. Jam kthyer në tmerr për të njohurit e sa më shohin rrugës, ikin.
13
Më kanë harruar fare, si të isha i vdekur, jam bërë porsi enë e thyer.
14
Shpifjet e shumë njerëzve i dëgjova, tmerr nga të gjitha anët, janë bërë bashkë kundër meje, po kurdisin jetën të ma marrin.
15
Por unë shpresoj te ti, o Zot, e them: «Ti je Perëndia im!».
16
Në duart e tua janë motet e mia, shpëtomë nga dora e armiqve të mi e prej atyre që më përndjekin.
17
Shndrittë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd, sipas mirësisë sate shpëtomë.
18
Mos më turpëro, o Zot, se ty të kam thirrur. U turpërofshin të paudhët e në skëterrë gojën mbyllshin.
19
U mbyllshin buzët gënjeshtare, që kundër të drejtit tërë krenari flasin, tërë mburrje e përbuzje.
20
Sa e madhe është mirësia jote, o Zot, që ti e ruan për ata që të druajnë. Ua jep atyre që kërkojnë strehë te ti, në sytë e mbarë bijve të njerëzve.
21
Nën strehën e pranisë sate i fsheh, larg kurtheve të njerëzve, nën banesën tënde i strehon, larg gjuhëve ngatërrestare.
22
Bekuar qoftë Zoti, se brenda qytetit të rrethuar me mrekullinë e mirësisë së tij më mbuloi.
23
E unë, në hutimin tim, thosha: «Jam dëbuar larg syve të tu». Veçse, ti e dëgjove përgjërimin tim, kur unë ty të thirra.
24
Duajeni Zotin, të gjithë ju besnikët e tij! Zoti i mbron besimtarët e tij dhe shpaguan plotësisht kë vepron me krenari.
25
Jini të fortë e merrni zemër, të gjithë ju që Zotin pritni.
← Chapter 30
Chapter 32 →