bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 142
Psalms 142
albanian-2018
1
Himn i Davidit. Lutje që bëri kur ishte në shpellë.
2
Me zërin tim i thërras Zotit, me zërin tim i përgjërohem Zotit.
3
Para tij do ta nxjerr rënkimin tim, hidhërimin tim para tij do ta rrëfej.
4
Kur më meket shpirti, ti e njeh mirë udhën time. Udhës ku po kaloj, më kanë ngritur kurth.
5
Hedh sytë djathtas e vështroj, nuk ka asnjë të njohur, nuk ka asnjë strehim për mua, askush nuk kujdeset për jetën time.
6
Atëherë të thirra ty, o Zot, e thashë: «Ti je strehimi im, ti je trashëgimia ime në tokën e të gjallëve».
7
Dëgjoje mirë kujën time, se shumë jam poshtëruar, shpëtomë prej atyre që më përndjekin, se janë më të fortë se unë.
8
Nxirrmë prej burgut, që ta përlëvdoj emrin tënd. Të drejtët do të mblidhen rreth meje, se ti do të më mbushësh me të mira.
← Chapter 141
Chapter 143 →