bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 132
Psalms 132
albanian-2018
1
Këngë shtegtimesh. Kujto, o Zot, Davidin dhe gjithë mundimet e tij,
2
si iu betua Zotit, si iu zotua të fuqishmit të Jakobit:
3
«Nuk do të hyj nën pullazin e shtëpisë sime, nuk do të bie në shtrojën e shtratit tim,
4
nuk do t'u jap gjumë syve të mi e as dremitje qepallave të mia,
5
derisa të gjej një vend për Zotin, një banesë për të fuqishmin e Jakobit».
6
Ja, dëgjuam se arka ishte në Efratë, e gjetëm në fushat e Jaarit.
7
Le të hyjmë në banesën e Zotit, le të përkulemi me nderim te shtroja e këmbëve të tij.
8
Ngrihu, o Zot, dhe eja në vendin e prehjes sate, ti dhe arka jote e fuqishme.
9
Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi dhe besnikët e tu le të brohorasin.
10
Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd, mos e hidh poshtë të vajosurin tënd.
11
Zoti iu betua me të vërtetë Davidit e nuk do ta shkelë betimin: «Do të vë mbi fronin tënd një nga frytet e barkut tënd.
12
Në mbajtshin bijtë e tu besëlidhjen time dhe dëshmitë që do t'u mësoj, edhe bijtë e tyre përgjithmonë mbi fronin tënd do të ulen».
13
Ja, Zoti zgjodhi Sionin, atë pëlqeu për banesë të tij.
14
«Ky do të jetë përjetë vendi i prehjes sime, këtu do të banoj, se më pëlqen.
15
Prodhimet e tij do t'i bekoj pa masë, të varfrit e tij do t'i ngij me bukë.
16
Priftërinjtë e tij do t'i vesh me shpëtim, besnikët e tij do të brohorasin nga gëzimi.
17
Atje do t'i rrit Davidit një pinjoll, e kam gati llambën për të vajosurin tim.
18
Armiqtë e tij do t'i vesh me turp, por mbi kokë do t'i shkëlqejë kurora».
← Chapter 131
Chapter 133 →