bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 118
Psalms 118
albanian-2018
1
Përlëvdoni Zotin, se është i mirë, se mirësia e tij mbetet përjetë.
2
Le të thotë Izraeli se mirësia e tij mbetet përjetë.
3
Le të thotë shtëpia e Aronit se mirësia e tij mbetet përjetë.
4
Le të thonë ata që druajnë Zotin se mirësia e tij mbetet përjetë.
5
Kur isha në fatkeqësi i thirra Zotit e Zoti më dëgjoi e më lehtësoi.
6
Zoti është me mua, nuk kam frikë nga asgjë. Çfarë do të më bëjë njeriu?
7
Për ndihmë kam Zotin, ndaj do t'i shpërfill ata që më urrejnë.
8
Më mirë të kërkosh strehë te Zoti, sesa të kesh besim te njerëzit.
9
Më mirë të kërkosh strehë te Zoti, sesa të kesh besim te prijësit.
10
Të gjitha kombet më rrethuan, por i zmbrapsa me emrin e Zotit.
11
Më kishin rrethuar nga çdo anë, por i zmbrapsa me emrin e Zotit.
12
Më kishin rrethuar si bletët, por u shfarosën si ferrat nga flaka, se i zmbrapsa me emrin e Zotit.
13
Më shtynë fort për të më rrëzuar, por më ndihmoi Zoti.
14
Fuqia e forca ime është Zoti, ai u bë shpëtimtari im.
15
Britma gëzimi e shpëtimi jehojnë në tendat e të drejtëve: «E djathta e Zotit bën çudira!
16
E djathta e Zotit u lartësua! E djathta e Zotit bën çudira!».
17
S'kam për të vdekur, do të rroj dhe veprat e Zotit do t'i tregoj.
18
Zoti më mundoi shumë, por në duart e vdekjes nuk më la.
19
Më hapni portat e drejtësisë, që të hyj e të përlëvdoj Zotin.
20
Ja ku është porta e Zotit, nëpër të do të hyjnë të drejtët.
21
Do të të përlëvdoj, se më dëgjove e shpëtimtari im u bëre.
22
Guri që ndërtuesit e hodhën tej, u bë guri i qoshes.
23
Prej Zotit u bë kjo dhe është e mrekullueshme për sytë tanë.
24
Kjo është dita që e bëri Zoti, le të ngazëllejmë e të gëzojmë në të!
25
O Zot, shpëtona! O Zot, jepna mbarësi!
26
Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! Ju bekojmë nga shtëpia e Zotit.
27
Perëndi është Zoti dhe ai na ndriçoi. Radhituni për festë, me degë në duar, deri te brirët e altarit.
28
Ti je Perëndia im, ty të përlëvdoj, ti je Perëndia im, ty të madhëroj.
29
Përlëvdoni Zotin, se është i mirë, se mirësia e tij mbetet përjetë.
← Chapter 117
Chapter 119 →