bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 10
Psalms 10
albanian-2018
1
Përse rri larg, o Zot? Pse fshihesh në kohë të vështira?
2
I paudhi shfrytëzon me mburrje skamnorin; rënçin në kurthet që ngritën vetë.
3
Me dëshirat e veta mburret i paudhi, ndërsa lakmitari shan e mallkon Zotin.
4
I paudhi e mban hundën përpjetë e nuk kërkon, mendon se nuk ka Perëndi.
5
Punët i venë gjithnjë mbarë, gjykimet e tua janë larg prej tij dhe kundërshtarët i fshin me një frymë.
6
Thotë me vete: «Nuk do të trandem, kurrë nuk do më gjejë e keqja».
7
Goja e tij është plot mallkime, mashtrime e dhunë, nën gjuhë ka ligësi e poshtërsi.
8
Zë pritë nëpër fshatra, vret të pafajshmin në vende të fshehta e me sy përgjon fatkeqin.
9
Fshihet e pret si luani në strofull, pret për të rrëmbyer skamnorin, e rrëmben dhe e zvarrit në rrjetën e tij.
10
Struket e mblidhet kruspull dhe para forcës së tij fatkeqët bien.
11
I paudhi thotë me vete: «Perëndia harron, është fshehur e nuk sheh gjë».
12
Ngrihu, o Zot, ngrije dorën, o Perëndi, e mos i harro skamnorët.
13
Pse i paudhi e përçmon Perëndinë e thotë me vete: «Ti nuk do të më shqyrtosh?».
14
Por ti ke parë, se ti e sheh ligësinë dhe brengën, ti i peshon me dorën tënde. Te ti mbështetet fatkeqi, ti je ndihmësi i jetimit.
15
Thyeja krahun të paudhit e të ligut, hetoje për paudhësinë gjer në fund.
16
Zoti mbretëron përjetë, por kombet zhduken nga toka e tij.
17
Dëshirën e të përulurve ti e dëgjon, o Zot, ua forcon zemrën e bën kujdes,
18
që t'i japësh të drejtë jetimit e të shtypurit, që njeriu i dheshëm të mos tmerrojë më askënd.
← Chapter 9
Chapter 11 →