bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Proverbs 31
Proverbs 31
albanian-2018
1
Fjalët e Lamuelit, mbretit të Masës, që ia mësoi e ëma.
2
Si vallë, biri im, si vallë, biri i barkut tim? Si vallë, biri i betimeve të mia?
3
Mos ua jep grave fuqinë tënde e jetën tënde atyre që shfarosin mbretërit.
4
Nuk u shkon mbretërve, o Lamuel, nuk u shkon mbretërve të pinë verë, as prijësve të dëshirojnë pije të forta,
5
se, po të pinë, harrojnë rregullat e shtrembërojnë çështjen e tërë të mjeruarve.
6
Jepini pije të fortë tatëpjetësit e verë zemërplasurve.
7
Të pinë e të harrojnë varfërinë e vet, të mos e kujtojnë më brengën e vet.
8
Fol për memecin, mbroje çështjen e tërë të mbaruarve.
9
Hape gojën për të gjykuar drejt e mbro të varfrin e nevojtarin.
10
A ka kush e gjen një grua të zonjën? Më e çmuar se margaritarët vlera e saj.
11
Besim ka tek ajo zemra e burrit të saj e nuk do t'i mungojë fitimi.
12
Gëzim i jep ajo e jo hidhërim, në të gjitha ditët e jetës së saj.
13
Del e gjen li e lesh, duart i vë në punë me zell.
14
Hiqet porsi anije tregtare që sjell ushqim së largu.
15
Vetë zgjohet që me natë, për t'i dhënë ushqim shtëpisë e detyrat shërbëtoreve.
16
Zë e mendon për një arë dhe e blen, me çfarë ka fituar, mbjell vreshtin.
17
Hedh brezin ijëve tërë fuqi, fort u jep krahëve.
18
Të mbarën e punës së vet shikon e natën llamba e saj nuk shuhet.
19
Ja, shtrin dorën e merr furkën, boshtin në pëllëmbë e mban.
20
Kundrejt skamnorit hap krahët, kundrejt nevojtarit shtrin dorën.
21
Le të mos trembet nga dëbora, se e gjithë familja ka nga dy petka.
22
Mbulojë thur për vete, vishet me li e mëndafsh.
23
Njeri i njohur është i shoqi në qytet, kur rri me krerët e vendit.
24
Sajon petka liri për të shitur, u jep tregtarëve breza.
25
Ajo është veshur me forcë e nder, e pret të ardhmen buzagaz.
26
Përherë gojën me urti e hap e gjuha e saj është mësim mirësie.
27
Caqet e shtëpisë së vet vëzhgon e nuk ha bukën e përtacisë.
28
Qëndrojnë lart bijtë e saj dhe e lavdërojnë, i shoqi e përlëvdon kështu:
29
«Rangë kanë bërë shumë gra, por të gjithave ua ke kaluar!».
30
Shtirake është hijeshia dhe e kotë bukuria, por gruaja që druan Zotin do të lavdërohet.
31
Thurin lavde veprat e saj për të në qytet. Jepini asaj nga frytet e duarve të veta.
← Chapter 30