bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Proverbs 26
Proverbs 26
albanian-2018
1
Nderimi për të marrin është i pavend, si bora në verë e shiu në të korra.
2
Si zog flatrues e si dallëndyshe që përendet, kalon pa goditur mallkimi i kotë.
3
Kalit, frushkullin; gomarit, frerët; të marrit shkopin kurrizit.
4
Mos iu përgjigj të marrit sipas marrëzisë së tij, që të mos bëhesh edhe ti si ai.
5
Përgjigjju të marrit sipas marrëzisë së tij, që të mos i duket vetja i urtë.
6
Kush çon fjalë me anë të të marrit, i këput këmbët vetes e pi hidhërim.
7
Si zvargia e këmbëve të të çalit, fjala e urtë në gojën e të marrit.
8
Nderimi për të marrin, si guri lidhur në hobe.
9
Si ferrat në dorën e të dehurit është fjala e urtë në gojën e të marrit.
10
Kush merr në punë të marrin dhe endacakun është si një shigjetar që plagos këdo.
11
Si qeni që kthehet në të vjellat e veta, i marri që i kthehet marrëzisë.
12
Po të shohësh një njeri që i duket vetja i urtë, atëherë prit më shumë prej të marrit se prej tij.
13
Përtaci thotë: «Luanesha në rrugë! Luani në shesh!».
14
Dera rrotullohet në menteshat e veta e përtaci në shtratin e vet.
15
Përtaci e zhyt dorën në pjatë, por përton ta çojë te goja.
16
Përtacit i duket vetja më i urtë se shtatë vetë që përgjigjen me mend.
17
Kush përzihet kalimthi në zënkat që s'i përkasin, është si ai që kap qenin për veshi.
18
Porsi i çmenduri që gjuan me shigjeta e heshta vdekjeprurëse,
19
është kush gënjen mikun e i thotë: «Po bëja hoka!».
20
Kur s'ka dru, fiket zjarri, kur mungon shpifësi, pushojnë grindjet.
21
Si thëngjilli për prushin e druri për zjarrin, ashtu është grindaveci për grindjet.
22
Fjalët e shpifësit janë si gjella e shijshme: zbresin gjer te zorrët e barkut.
23
Si shtresë argjendi në një enë balte janë fjalët përvëluese në zemrën e ligë.
24
Kush urren, shtiret me fjalë, por brenda vetes gatuan mashtrimin.
25
Mos i beso kur e hijeshon zërin, se në zemër ka një mijë të liga.
26
Edhe pse e mbulon urrejtjen me shtirje, ligësia e tij do të dalë në shesh.
27
Kush bën gropën, në gropë do të bjerë; guri kthehet mbi atë që e rrokullis.
28
Kush gënjen, i urren të gënjyerit e vet; fjalët lajkatare përgatisin rrëzimin.
← Chapter 25
Chapter 27 →