bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Proverbs 24
Proverbs 24
albanian-2018
1
Mos i ki zili njerëzit e mbrapshtë e mos dëshiro të rrish me ta,
2
se mendja e tyre pjell dhunë e buzët e tyre nxisin trazira.
3
Shtëpia ndërtohet me urti, themelohet me mençuri.
4
Falë dijes, dhomat mbushen me të mira të çmueshme e të këndshme.
5
Njeriu i urtë është i fortë, njeriu i ditur është i fuqishëm.
6
Kur përgatitesh për luftë, mendohesh mirë e fitorja vjen falë shumë këshillave.
7
Dija është tepër e lartë për të marrin, ai s'e hap dot gojën te porta e qytetit.
8
Kush synon të keqen, quhet tinëzar.
9
I marri ka synime mëkatare, përqeshësi u neveritet të gjithëve.
10
Nëse ligështohesh në ngushticë, paske pak fuqi.
11
Çliroi të dënuarit me vdekje, ndaloi ata që zvargen drejt thertores.
12
Po të thuash: «Nuk e dinim», a s'do ta kuptojë ai që peshon zemrat? Ai që kujdeset për jetën tënde e di e do t'ia kthejë secilit sipas veprave të veta.
13
Ha mjaltë, biri im, se është i mirë e hoja ta ëmbëlson gojën.
14
E tillë është urtia për shpirtin tënd, ta dish, nëse e gjen, do të kesh një të ardhme e nuk do të të pritet shpresa.
15
Mos rri në pritë, si i paudhë, te shtëpia e të drejtit e mos e shkreto banesën e tij,
16
se, i drejti, shtatë herë rrëzohet, por ngrihet, ndërsa të paudhët bien në zezonë.
17
Po u rrëzua armiku yt, mos u gëzo, mos të të ngazëllejë zemra, kur ta zërë brenga,
18
që të mos e shohë Zoti, t'i vijë keq, e ta largojë hidhërimin e vet prej tij.
19
Mos u hidhëro prej bakëqijve e mos i ki zili të paudhët,
20
se e ardhmja e të keqit nuk do të zgjatë e llamba e të paudhëve do të shuhet.
21
Druaje, biri im, Zotin dhe mbretin e mos u përziej me ata që bëjnë ndryshe,
22
se befas do të ngrihet ndëshkimi i tyre e kush e di si do të rrënohen ata të dy?
23
Edhe këto janë për të urtët. Të mbash anë në gjyq, nuk është mirë.
24
Kush i thotë të paudhit: «Je i drejtë», atë do ta mallkojnë popujt e do ta nëmin kombet.
25
Kush e qorton, do të gëzohet, mbi të do të bjerë bekimi.
26
Përgjigjja me fjalët e duhura është si puthja në buzë.
27
Një herë puno përjashta e bëj gati arën, pastaj ndërtoje shtëpinë.
28
Mos e padit kot fqinjin e mos të gënjejnë buzët e tua.
29
Mos thuaj: «Siç ma bëri do t'ia bëj, do t'ia kthej secilit sipas veprës së tij».
30
Kalova pranë arës së përtacit, pranë vreshtit të njeriut të pamend,
31
dhe ja: kudo ishin rritur ferrat, e kishin mbuluar hithrat dhe ishin shembur muret.
32
Shikova e mendova, pashë e mësova.
33
Me pak gjumë e pak dremitje, pak pushim duarkryq,
34
vjen skamja si endacake, nevoja porsi shqytar.
← Chapter 23
Chapter 25 →