bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Numbers 7
Numbers 7
albanian-2018
1
Pasi përfundoi së ndërtuari tendën, Moisiu e vajosi dhe e shenjtëroi bashkë me tërë orenditë përkatëse, me altarin dhe me enët përkatëse.
2
Atëherë prijësit e Izraelit, ata që u përmendën në numërimin e popullsisë si krerë të familjeve të etërve e prijës të fiseve,
3
i flijuan Zotit gjashtë qerre të mbuluara dhe dymbëdhjetë qe. Një qerre për çdo dy prijës dhe një ka për secilin. Këto i sollën para tendës.
4
Atëherë Zoti i tha Moisiut:
5
«Merri prej tyre që të përdoren në shërbim të tendës së takimit e jepua levitëve sipas detyrës që kanë».
6
Kështu, Moisiu i mori qerret dhe qetë e ua dha levitëve.
7
Gershonitëve u dha dy qerre dhe katër qe, sipas detyrave që kishin.
8
Meraritëve u dha katër qerre dhe tetë qe, sipas detyrave që kishin nën mbikëqyrjen e Itamarit, birit të priftit Aron.
9
Kohatitëve nuk u dha gjë, sepse ata kujdeseshin për gjërat e shenjta duke i mbartur në krahë.
10
Në ditën kur u vajos altari, prijësit sollën para altarit dhurata për kushtimin e tij.
11
Atëherë Zoti i tha Moisiut: «Prijësit të kushtojnë me rradhë, çdo ditë nga një prijës».
12
Ditën e parë kushtoi Nahshoni, biri i Aminadabit nga fisi i Judës.
13
Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi.
14
Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan,
15
një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi
16
dhe një cjap si fli mëkati.
17
Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Nahshoni, biri i Aminadabit.
18
Ditën e dytë kushtoi Netaneli, biri i Cuarit, prijësi i Isaharit.
19
Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi.
20
Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan,
21
një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi
22
dhe një cjap si fli mëkati.
23
Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Netaneli, biri i Cuarit.
24
Ditën e tretë kushtoi Eliabi, biri i Helonit, prijësi i Zabulonit.
25
Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi.
26
Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan,
27
një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi
28
dhe një cjap si fli mëkati.
29
Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Eliabi, biri i Helonit.
30
Ditën e katërt kushtoi Elicuri, biri i Shedeurit, prijësi i Rubenit.
31
Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi.
32
Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan,
33
një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi
34
dhe një cjap si fli mëkati.
35
Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Elicuri, biri i Shedeurit.
36
Ditën e pestë kushtoi Shelumieli, biri i Curishadait, prijësi i Simeonit.
37
Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi.
38
Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan,
39
një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi
40
dhe një cjap si fli mëkati.
41
Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Shelumieli, biri i Curishadait.
42
Ditën e gjashtë kushtoi Eliasafi, biri i Deuelit, prijësi i Gadit.
43
Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi.
44
Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan,
45
një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi
46
dhe një cjap si fli mëkati.
47
Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Eliasafi, biri i Deuelit.
48
Ditën e shtatë kushtoi Elishamai, biri i Amihudit, prijësi i Efraimit.
49
Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi.
50
Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan,
51
një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi
52
dhe një cjap si fli mëkati.
53
Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Elishamai, biri i Amihudit.
54
Ditën e tetë kushtoi Gamalieli, biri i Pedahcurit, prijësi i Manaseut.
55
Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi.
56
Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan,
57
një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi
58
dhe një cjap si fli mëkati.
59
Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Gamalieli, biri i Pedahcurit.
60
Ditën e nëntë kushtoi Abidani, biri i Gideonit, prijësi i Benjaminit.
61
Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi.
62
Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan,
63
një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi
64
dhe një cjap si fli mëkati.
65
Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Abidani, biri i Gideonit.
66
Ditën e dhjetë kushtoi Ahiezeri, biri i Amishadait, prijësi i Danit.
67
Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi.
68
Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan,
69
një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi
70
dhe një cjap si fli mëkati.
71
Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Ahiezeri, biri i Amishadait.
72
Ditën e njëmbëdhjetë kushtoi Pagieli, biri i Okranit, prijësi i Asherit.
73
Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi.
74
Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan,
75
një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi
76
dhe një cjap si fli mëkati.
77
Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Pagieli, biri i Okranit.
78
Ditën e dymbëdhjetë kushtoi Ahirai, biri i Enanit, prijësi i Neftaliut.
79
Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi.
80
Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan,
81
një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi
82
dhe një cjap si fli mëkati.
83
Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Ahirai, biri i Enanit.
84
Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit që u kushtuan nga prijësit e Izraelit në ditën kur u vajos altari: dymbëdhjetë pjata të argjendta, dymbëdhjetë kupa të argjendta dhe dymbëdhjetë tasa të artë.
85
Çdo pjatë e argjendtë peshonte një kilogram e gjysmë dhe çdo kupë tetëqind gramë. Tërë enët e argjendta peshonin gjithsej njëzet e shtatë kilogramë e gjashtëqind gramë sipas peshës së shenjtërores.
86
Çdo tas i artë i mbushur me temjan peshonte njëqind e dhjetë gramë sipas peshës së shenjtërores. Tërë tasat e artë peshonin gjithsej një kilogram e treqind e njëzet gramë.
87
Numri i kafshëve për fli shkrumbimi ishte dymbëdhjetë dema, dymbëdhjetë desh, dymbëdhjetë qengja motakë bashkë me flinë e drithit dhe dymbëdhjetë cjep për fli mëkati.
88
Numri i kafshëve për fli paqtimi ishte njëzet e katër dema, gjashtëdhjetë desh, gjashtëdhjetë cjep e gjashtëdhjetë qengja motakë. Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit që u kushtuan në ditën kur u vajos altari.
89
Kur Moisiu hynte në tendën e takimit për të folur me Zotin, dëgjonte zërin që i fliste nga mesi i dy kerubëve, nga pajtimorja që ishte mbi arkën e dëshmisë. Kështu i fliste Zoti.
← Chapter 6
Chapter 8 →