bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Numbers 34
Numbers 34
albanian-2018
1
Zoti i tha Moisiut:
2
«Urdhëroji izraelitët e thuaju: “Ja, po hyni në tokën e Kanaanit. Kjo është trashëgimia që do t'ju bjerë për pjesë, toka e Kanaanit me kufijtë e saj:
3
kufiri juaj jugor do të shtrihet nëpër shkretëtirën e Cinit, përbri Edomit. Në juglindje kufiri do të nisë nga skaji i detit të Kripur,
4
do të kthejë drejt jugut në shpatin e Akrabimit e do të përshkojë Cinin derisa të arrijë në jug të Kadesh Barnesë. Pastaj do të vijojë drejt Hacaradarit e do të arrijë Acmonin.
5
Prej Acmonit kufiri do të kthejë drejt luginës së Egjiptit, derisa të dalë në det.
6
Në perëndim do të keni për kufi bregun e detit të Madh. Ai do të jetë kufiri perëndimor.
7
Kufirin verior caktojeni nga deti i Madh deri në malin Hor.
8
Nga mali Hor do të vijoni në Lebo Hamat derisa të arrini në Cedad.
9
Pastaj kufiri do të shtrihet nëpër Zifronë derisa të arrijë Hacar Enanin. Ky do të jetë kufiri juaj verior.
10
Kufirin lindor caktojeni nga Hacar Enani deri në Shefam.
11
Pastaj kufiri të zbresë nga Shefami në Riblah, në anën lindore të Ainit. Prej andej do të vijojë të zbresë derisa të mbërrijë në krahun lindor të detit Kineret.
12
Pastaj do të zbresë përgjatë Jordanit derisa të arrijë detin e Kripur. Toka brenda këtyre kufijve do të jetë e juaja”».
13
Moisiu i urdhëroi izraelitët: «Kjo është toka që do të trashëgoni me short, toka që Zoti urdhëroi t'u jepet nëntë fiseve e gjysmë,
14
sepse fisi i Rubenit, fisi i Gadit e gjysma e fisit të Manaseut e kanë marrë trashëgimin sipas familjeve të etërve.
15
Këto dy fise e gjysmë e morën trashëgimin e tyre në anën lindore të Jordanit, kundruall Jerikosë».
16
Pastaj Zoti i dha Moisiut:
17
«Tokën do t'jua ndajnë prifti Eleazar e Jozuehu, biri i Nunit.
18
Merr edhe nga një prijës për çdo fis për të ndarë tokën.
19
Këta janë emrat e tyre: prej fisit të Judës, Kalebi, biri i Jefunehut;
20
prej fisit të Simeonit, Samueli, biri i Amihudit;
21
prej fisit të Benjaminit, Elidadi, biri i Kislonit;
22
prej fisit të Danit, prijësi Buki, biri i Jogliut;
23
prej bijve të Jozefit, për fisin e Manaseut, prijësi Haniel, biri i Efodit;
24
prej fisin e Efraimit, prijësi Kemuel, biri i Shiftanit;
25
prej fisit të Zabulonit, prijësi Elicafan, biri i Parnakut;
26
prej fisit të Isaharit, prijësi Paltiel, biri i Azanit;
27
prej fisit të Asherit, prijësi Ahiud, biri i Shelomiut;
28
dhe prej fisit të Neftaliut, prijësi Pedahel, biri i Amihudit».
29
Këta janë njerëzit që Zoti urdhëroi për t'u ndarë izraelitëve trashëgiminë në tokën e Kanaanit.
← Chapter 33
Chapter 35 →