bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Numbers 31
Numbers 31
albanian-2018
1
Zoti foli me Moisiun e i tha:
2
«Merr hak prej midianitëve për hir të izraelitëve. Pastaj do të vdesësh e do të varrosesh bashkë me popullin tënd».
3
Moisiu i tha popullit: «Armatosni disa luftëtarë mes jush që t'i bien Midianit e të kryejnë hakmarrjen e Zotit kundër tij.
4
Çdo fis i Izraelit të dërgojë një mijë luftëtarë».
5
Kështu u mblodhën një mijë veta prej çdo fisi të Izraelit, gjithsej dymbëdhjetë mijë luftëtarë.
6
Moisiu i dërgoi këta bashkë me Finehasin, birin e priftit Eleazar. Atij i dorëzoi enët e shenjta dhe trumbetat e kushtrimit.
7
Luftuan kundër Midianit, siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun, dhe i vranë të gjithë meshkujt.
8
Ata vranë edhe pesë mbretërit e Midianit, Eviun, Rekemin, Curin, Hurin e Rebain. Vranë me shpatë edhe Balaamin, birin e Beorit.
9
Izraelitët morën rob gratë e Midianit dhe fëmijët e tyre. Plaçkitën edhe kafshët, bagëtitë e tërë pasurinë e tyre.
10
I dogjën të gjitha qytetet e banuara dhe fushimet e tyre,
11
por prenë që zunë, njerëz e kafshë, e morën me vete.
12
I sollën te Moisiu, te prifti Eleazar dhe te bashkësia e izraelitëve, te fushimi në stepën e Moabit që është pranë Jordanit, kundruall Jerikosë.
13
Atëherë Moisiu, prifti Eleazar e tërë prijësit e bashkësisë u dolën përpara që t'i takonin përjashta fushimit.
14
Moisiu u zemërua me prijësit e ushtrisë, me komandantët e njësive njëmijëshe dhe njësive njëqindëshe që po ktheheshin nga beteja.
15
Ai u tha: «Pse i keni lënë gjallë të gjitha femrat?
16
Ishin ato që, të mësuara nga Balaami, i nxitën izraelitët të tradhtonin Zotin në rastin e Peorit dhe, prandaj, bashkësia e Zotit u godit me plagë.
17
Tani vritini të gjithë fëmijët meshkuj dhe të gjitha gratë që kanë fjetur me ndonjë burrë.
18
Vajzat e reja, që nuk kanë fjetur me ndonjë burrë, lërini gjallë.
19
Qëndroni jashtë fushimit për shtatë ditë. Kushdo që ka vrarë dikë apo ka prekur ndonjë kufomë, të pastrohet ditën e tretë. Pastroni veten, robërit tuaj,
20
të gjitha rrobat, të gjitha orenditë prej lëkure, çdo gjë të punuar me lesh dhie e të gjitha orenditë prej druri».
21
Atëherë prifti Eleazar u tha luftëtarëve që kishin shkuar në luftë: «Ky është rregulli ligjor që Zoti i ka urdhëruar Moisiut:
22
“Arin, argjendin, bronzin, hekurin, kallajin,
23
çdo gjë që e duron zjarrin, kalojini nëpër zjarr që të pastrohen. Të pastrohen edhe me ujin e pastrimit. Çdo gjë që nuk e duron zjarrin të lahet me ujë.
24
Ditën e shtatë lani rrobat tuaja, që të jeni të pastër. Atëherë mund të hyni në fushim”».
25
Zoti i tha Moisiut:
26
«Ti, prifti Eleazar dhe krerët e fiseve të bashkësisë numëroni njerëzit dhe kafshët e zëna rob.
27
Ndajini midis luftëtarëve që shkuan në luftë dhe tërë bashkësisë.
28
Nga pjesa që u takon luftëtarëve që shkuan në luftë, merr si tagër për Zotin një kokë për çdo pesëqind njerëz, qe, gomarë e dhen.
29
Këtë merre nga gjysma e tyre dhe jepja priftit Eleazar si dhuratë për Zotin.
30
Nga gjysma tjetër, që u takon izraelitëve, merr një për çdo pesëdhjetë njerëz e kafshë, qofshin ato qe, gomarë apo dhen, e jepua levitëve që kujdesen për shërbesën e tendës së Zotit ».
31
Moisiu e prifti Eleazar bënë siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
32
Shuma përfundimtare e presë së zënë nga luftëtarët ishte gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë dhen,
33
shtatëdhjetë e dy mijë qe,
34
gjashtëdhjetë e një mijë gomarë dhe
35
tridhjetë e dy mijë femra që nuk kishin fjetur me mashkull.
36
Gjysma që u takoi atyre që shkuan në luftë ishte treqind e tridhjetë e shtatë mijë e pesëqind dhen,
37
për të cilat tagri i Zotit ishte gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë krerë;
38
tridhjetë e gjashtë mijë qe, për të cilat tagri i Zotit ishte shtatëdhjtë e dy krerë;
39
tridhjetë mijë e pesëqind gomarë, për të cilat tagri i Zotit ishte gjashtëdhjetë e një krerë;
40
dhe gjashtëmbëdhjetë mijë veta, për të cilat tagri i Zotit ishte tridhjetë e dy vetë.
41
Tagrin e dhuratës së Zotit Moisiu ia dha priftit Eleazar, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti.
42
Gjysma tjetër që Moisiu e ndau nga pjesa e luftëtarëve,
43
gjysma që i takoi bashkësisë, ishte treqind e tridhjetë e shtatë mijë e pesëqind dhen,
44
tridhjetë e gjashtë mijë qe,
45
tridhjetë mijë e pesëqind gomarë
46
dhe gjashtëmbëdhjetë mijë veta.
47
Nga gjysma e pjesës së izraelitëve, Moisiu mori një kokë për çdo pesëdhjetë njerëz e kafshë. Këto ua dha levitëve që kujdesen për shërbesën e tendës së Zotit, siç e kishte urdhëruar Zoti.
48
Atëherë komandantët e njësive ushtarake njëmijëshe e njëqindëshe iu afruan Moisiut
49
e i thanë: «Ne, shërbëtorët e tu, i numëruan luftëtarët që komandojmë e nuk na mungon asnjëri.
50
Prandaj secili i ka paraqitur Zotit si dhuratë sendet që mblodhi, stoli ari, rrathë këmbësh e duarsh, unaza, vathë e varëse. Këto të shërbejnë para Zotit si shlyerje për jetën tonë».
51
Moisiu dhe prifti Eleazar morën prej tyre çdo lloj stolie të punuar me ar.
52
I gjithë ari që komandantët e njësive njëmijëshe e njëqindëshe i dhuruan Zotit peshonte dyqind kilogramë.
53
Luftëtarët e mbajtën për vete prenë që kishin zënë.
54
Moisiu e prifti Eleazar e morën arin nga komandantët e njësive njëmijëshe e njëqindëshe dhe e sollën te tenda e takimit, që të shërbejë para Zotit si përkujtimore për izraelitët.
← Chapter 30
Chapter 32 →