bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Numbers 27
Numbers 27
albanian-2018
1
Atëherë u afruan bijat e Celofehadit, birit të Heferit, të birit të Gileadit, të birit të Makirit, të birit të Manaseut, nga fisi i Manaseut, që ishte biri i Jozefit. Bijat quheshin Mahla, Noa, Hogla, Milka e Tirca.
2
Ato qëndruan para Moisiut, priftit Eleazar, prijësve e para tërë bashkësisë në të hyrë të tendës së takimit dhe thanë:
3
«Ati ynë vdiq në shkretëtirë. Ai nuk ishte pjesë e bashkësisë së Koreut, që u mblodh kundër Zotit, por vdiq për faj të vet. Ai nuk pati djem.
4
Përse të shuhet emri i atit tonë prej fisit të tij, vetëm se nuk pati djem? Na jep, pra, një pronë mes vëllezërve të atit tonë!».
5
Moisiu e paraqiti çështjen e tyre para Zotit
6
dhe Zoti i tha:
7
«Kërkesa e bijave të Celofehadit është e drejtë. Jepu pronë për trashëgimi mes vëllezërve të atit të tyre që të trashëgojnë pronën e atit të tyre.
8
Thuaju edhe izraelitëve: “Nëse dikush vdes pa pasur bir, trashëgimia t'i kalojë të bijës.
9
Nëse nuk ka bija, t'u jepet të vëllezërve.
10
Nëse nuk ka vëllezër, t'u jepet vëllezërve të atit të tij.
11
Nëse as ati i tij nuk ka vëllezër, t'i jepet farefisit më të afërt dhe ai do ta zotërojë”. Ky të jetë rregull gjykimi për izraelitët, siç e urdhëroi Zoti Moisiun».
12
Zoti i tha Moisiut: «Ngjitu në malin Abarim dhe vështro tokën që u kam dhënë izraelitëve.
13
Pasi ta shohësh, do të vdesësh edhe ti. Do të varrosesh me popullin tënd, ashtu siç u varros edhe Aroni, vëllai yt,
14
sepse kur bashkësia u grind në shkretëtirën e Cinit, ju u ngritët kundër fjalës sime e nuk më shenjtëruat para tyre tek ujërat e Meribës së Kadeshit, në shkretëtirën e Cinit».
15
Moisiu i tha Zotit:
16
« Zoti, Perëndia që i jep jetë çdo qenieje, të caktojë dikë në krye të bashkësisë,
17
që t'i dalë para e t'i prijë, ta drejtojë e ta udhëheqë, që bashkësia e Zotit të mos jetë si dhentë pa bari».
18
Zoti i tha: «Merre Jozuehun, birin e Nunit, një njeri me shpirt, dhe vër duart mbi të.
19
Sille para priftit Eleazar e para tërë bashkësisë dhe në prani të tyre caktoje prijës.
20
Le të gëzojë lavdinë tënde, që bashkësia e izraelitëve ta dëgjojë,
21
por ai do të paraqitet te prifti Eleazar, i cili do të pyesë Zotin për të me anë të urimeve. Jozuehu dhe gjithë bashkësia e izraelitëve do të drejtohet sipas fjalës së Eleazarit».
22
Moisiu bëri siç i tha Zoti. E mori Jozuehun dhe e solli para priftit Eleazar e para tërë bashkësisë.
23
Vuri duart mbi të dhe e caktoi prijës siç kishte thënë Zoti përmes Moisiut.
← Chapter 26
Chapter 28 →