bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Numbers 25
Numbers 25
albanian-2018
1
Kur Izraeli qëndroi në Shitim, populli filloi të kurvëronte me bijat e Moabit.
2
Ato e grishën popullin të merrnin pjesë në flitë kushtuar perëndive të tyre. Populli hëngri prej flive dhe adhuroi perënditë e tyre.
3
Kështu, Izraeli ndoqi Baalpeorin dhe Zoti u zemërua me të.
4
Ai i tha Moisiut: «Merri të gjithë krerët e popullit e vari në mes të ditës para Zotit, që të largohet zemërimi i Zotit nga Izraeli».
5
Atëherë Moisiu u tha gjyqtarëve të Izraelit: «Secili nga ju të vrasë njerëzit e vet që ndoqën Baalpeorin».
6
Ndërkohë një izraelit solli te të afërmit një midianite mu para syve të Moisiut e të gjithë bashkësisë që po qanin te hyrja e tendës së takimit.
7
Kur e pa, Finehasi, biri i Eleazarit, të birit të priftit Aron, u ngrit nga bashkësia, mori në dorë një heshtë
8
dhe e ndoqi izraelitin deri te tenda. Pastaj i shporoi të dy në baqth, izraelitin e midianiten. Atëherë plaga kundër Izraelit u ndal.
9
Megjithatë, nga plaga u vranë njëzet e katër mijë veta.
10
Zoti i tha Moisiut:
11
«Finehasi, biri i Eleazarit, të birit të priftit Aron, e largoi zemërimin tim prej Izraelit. Ai u tregua i zellshëm për mua e kështu nuk u dhashë fund izraelitëve për shkak të zellit tim.
12
Prandaj thuaj: ja, po i jap besëlidhjen time të paqes
13
atij dhe pasardhësve të tij. Ajo është besëlidhja e përhershme e priftërisë, sepse ai u tregua i zellshëm për Perëndinë e tij dhe e shleu mëkatin e izraelitëve».
14
Izraeliti që u vra për shkak të midianites quhej Zimri, biri i Saluit, prijësit të fisit të Simeonit.
15
Gruaja midianite që u vra quhej Kozba, bija e Curit, kreut të një fisi të Midianit.
16
Zoti i tha Moisiut:
17
«Kundërvihuni midianitëve e sulmojini,
18
sepse dolën kundër jush me dredhi, duke ju mashtruar në çka ngjau në Peor e me motrën e tyre Kozbën, bijën e prijësit të Midianit. Ajo u vra në ditën e plagës për shkak të ngjarjes në Peor».
← Chapter 24
Chapter 26 →