bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Numbers 19
Numbers 19
albanian-2018
1
Zoti i tha Moisiut e Aronit:
2
«Ky është rregull ligjor që Zoti ka urdhëruar: “Thuaju izraelitëve të të sjellin një mëshqerrë të kuqe, të shëndetshme e të patëmetë, që nuk është vënë në zgjedhë.
3
Jepja priftit Eleazar. Mëshqerra të nxirret jashtë fushimit e të theret para tij.
4
Eleazari ta ngjyejë gishtin në gjakun e mëshqerrës e të spërkatë shtatë herë para tendës së takimit.
5
Pastaj e gjithë mëshqerra, lëkura, mishi, gjaku e rropullitë të digjen para tij.
6
Prifti të marrë dru cedri, hisop e lesh me ngjyrë të kuqe të ndezur e t'i hedhë në mes të zjarrit që djeg mëshqerrën.
7
Atëherë prifti të lajë rrobat e trupin e vet me ujë. Pastaj të hyjë në fushim. Ai do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
8
Edhe ai që e dogji mëshqerrën t'i lajë rrobat e trupin e vet me ujë. Ai do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
9
Atëherë dikush që është i pastër ta mbledhë hirin e mëshqerrës e ta vendosë jashtë fushimit, në një vend të pastër, që të përdoret nga bashkësia e izraelitëve për ujin e pastrimit, sepse është fli mëkati.
10
Ai që mblodhi hirin e mëshqerrës të lajë rrobat e veta. Ai do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Ky është rregull i përhershëm si për izraelitët, edhe për të huajt që banojnë mes jush.
11
Kushdo që prek kufomën e një njeriu, do të jetë i papastër për shtatë ditë.
12
Në ditën e tretë, të pastrojë veten me ujin e pastrimit. Në ditën e shtatë do të jetë i pastër, por nëse nuk pastrohet ditën e tretë nuk do të jetë i pastër ditën e shtatë.
13
Kushdo që nuk pastrohet pasi ka prekur kufomën e një njeriu, përdhos tendën e Zotit, prandaj dhe do të zhbihet prej Izraelit. Ai është i papastër dhe i tillë do të mbesë, sepse nuk u spërkat me ujin e pastrimit.
14
Ky është ligji për ata që vdesin në tendë: kushdo që hyn apo që është në tendë do të jetë i papastër për shtatë ditë.
15
Çdo enë e hapur e pa mbuluar me kapak do të jetë e papastër.
16
Kushdo që prek në fushë të hapur një njeri që është vrarë me shpatë apo që ka vdekur natyrshëm, eshtra njeriu apo ndonjë varr, do të jetë i papastër për shtatë ditë.
17
Për të pastruar të papastrin të merret hi nga flija për mëkatin e djegur e të shtihet në një enë të mbushur me ujin e jetës.
18
Atëherë dikush që është i pastër të marrë hisop, ta ngjyejë në ujë e të spërkatë tendën, të gjitha enët, njerëzit që ishin atje, këdo që kishte prekur ndonjë eshtër apo varr, ndonjë të vrarë apo të vdekur.
19
I pastri të spërkatë të papastrin ditën e tretë e të shtatë. Ai do ta pastrojë të papastrin ditën e shtatë. Pasi i ka larë rrobat në ujë, i papastri do të jetë i pastër në mbrëmje.
20
I papastri që nuk pastrohet të zhbihet prej bashkësisë, sepse ka përdhosur shenjtëroren e Zotit. Ai është i papastër, sepse nuk u spërkat me ujin e pastrimit.
21
Ky është rregull i përhershëm. Kushdo që spërkat ujin e pastrimit t'i lajë rrobat e veta. Kushdo që e prek ujin e pastrimit do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
22
Çdo gjë që prek i papastri do të jetë e papastër e kushdo që prek diçka të papastër do të jetë i papastër deri në mbrëmje”».
← Chapter 18
Chapter 20 →