bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Numbers 10
Numbers 10
albanian-2018
1
Zoti i tha Moisiut:
2
«Farkëto dy trumbeta të argjendta që të thërrasësh me to bashkësinë dhe të njoftosh nisjen për udhë.
3
Kur t'u biesh dy trumbetave, tërë bashkësia të mblidhet te hyrja e tendës së takimit.
4
Ndërsa kur t'i biesh njërës të mblidhen vetëm prijësit, krerët e familjeve të Izraelit.
5
Nëse u bie fort të nisen për udhë ata që fushojnë në lindje
6
dhe nëse u bie fort për së dyti të nisen ata që fushojnë në jug. Kur trumbetat bien fort njoftohet nisja për udhë.
7
Për të mbledhur bashkësinë bjeru trumbetave, por jo fort.
8
Trumbetave do t'u bien priftërinjtë, bijtë e Aronit. Ky është për ju dhe për breznitë e ardhshme një rregull i përhershëm.
9
Kur të shkoni në luftë në tokën tuaj kundër armikut që ju sulmon, bjeruni trumbetave fort që të kujtoheni para Zotit, Perëndisë tuaj, e të fitoni kundër tyre.
10
Kur festoni të kremtet dhe fillimin e muajve, bjeruni trumbetave që të shoqëroni flijimin e flive të shkrumbimit e të paqtimit. Kjo do të jetë si përkujtimore para Perëndisë tuaj. Unë, Zoti, jam Perëndia juaj».
11
Në ditën e njëzet të muajit të dytë të vitit të dytë reja u ngrit nga tenda e dëshmisë.
12
Izraelitët u nisën për udhë nga shkretëtira e Sinait dhe reja u preh në shkretëtirën e Paranit.
13
Kjo ishte hera e parë që udhëtonin sipas radhës që Zoti i urdhëroi Moisiut.
14
Në fillim nisej njësia e Judës sipas grupimeve ushtarake. Atyre u printe Nahshoni, biri i Aminadabit.
15
Netaneli, biri i Cuarit, i printe njësisë së fisit të Isaharit.
16
Eliabi, biri i Helonit, i printe njësisë së fisit të Zabulonit.
17
Pasi hiqej tenda, niseshin gershonitët e meraritët, mbajtësit e tendës.
18
Pastaj nisej njësia e Rubenit sipas grupimeve ushtarake. Atyre u printe Elicuri, biri i Shedeurit.
19
Shelumieli, biri i Curishadait, i printe njësisë së fisit të Simeonit.
20
Eliasafi, biri i Deuelit, i printe njësisë së fisit të Gadit.
21
Pastaj niseshin kohatitët, mbajtësit e sendeve të shenjta. Ndërkohë ngrihej tenda përpara se ata të arrinin.
22
Pastaj nisej njësia e Efraimit sipas grupimeve ushtarake. Atyre u printe Elishamai, biri i Amihudit.
23
Gamalieli, biri i Pedahcurit, i printe njësisë së fisit të Manaseut.
24
Abidani, biri i Gideonit, i printe njësisë së fisit të Benjaminit.
25
Në fund nisej njësia e Danit sipas grupimeve ushtarake. Atyre u printe Ahiezeri, biri i Amishadait.
26
Pagieli, biri i Okranit, i printe njësisë së fisit të Asherit.
27
Ahirai, biri i Enanit, i printe njësisë së fisit të Neftaliut.
28
Kështu renditeshin izraelitët kur udhëtonin sipas grupimeve ushtarake.
29
Moisiu i tha Hobabit, birit të Reuel Midianitit, të vjehrrit: «Po nisemi drejt vendit që Zoti tha se do të na e japë. Eja me ne! Do të tregohemi dashamirës me ty, se Zoti është treguar dashamirës me Izraelin».
30
Ai u përgjigj: «Nuk do të vij me ju, sepse do të shkoj në vendlindjen time».
31
Moisiu i tha: «Mos na braktis, sepse ti e di ku duhet të fushohet në shkretëtirë. Të kemi si sytë e ballit!
32
Nëse vjen me ne do të të bëjmë pjesë të të mirave që Zoti do të na japë».
33
U nisën nga mali i Zotit e udhëtuan tri ditë. Arka e besëlidhjes së Zotit u printe gjatë të tria ditëve që të gjente një vend për të fushuar.
34
Reja e Zotit rrinte përditë mbi ta sa herë që niseshin nga fushimi.
35
Sa herë që arka nisej për udhë, Moisiu thoshte: «Dil, o Zot, e armiqtë e tu u shpërndafshin, ata që të urrejnë këmbëve ua mbathshin».
36
E kur fushonte thoshte: «Kthehu, o Zot, te qindra mijërat e Izraelit».
← Chapter 9
Chapter 11 →