bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Nehemiah 7
Nehemiah 7
albanian-2018
1
Kur u ndërtua muri e unë i vendosa portat dhe caktova derëtarët, këngëtarët e levitët,
2
e vura Jerusalemin nën zotërimin e vëllait tim, Hananiut, dhe të Hananiahut, kreut të fortesës, sepse ai ishte burrë besnik dhe e druante Perëndinë më shumë se shumë të tjerë.
3
Atyre u thashë: «Portat e Jerusalemit nuk duhen hapur derisa të djegë dielli. Dyert të mbyllen pa ikur rojat. Le të caktohen rojtarë prej banorëve të Jerusalemit, si në vendrojë, edhe para shtëpive».
4
Qyteti ishte i gjerë e i gjatë, por popullsia e tij ishte e vogël e nuk ishin ndërtuar shtëpi.
5
Perëndia im më shtiu ndër mend të mblidhja fisnikët, zyrtarët dhe popullin për t'i regjistruar. Atëherë gjeta librin e Breznive të atyre që ishin kthyer të parët, ku ishte shkruar:
6
Këta janë njerëzit e krahinës, që u kthyen nga skllavëria e shpërnguljes, të cilët mbreti i Babilonisë, Nabukodonosor, i pati shpërngulur e që u kthyen në Jerusalem e Judë, secili në qytetin e vet.
7
Erdhën me Zorobabelin, Jozuehun, Neheminë, Azarjahun, Ramiahun, Namanin, Mordakain, Bilshanin, Misperetin, Bigvain, Nehumin e Banahun. Ja numri i burrave të popullit të Izraelit:
8
bijtë e Faroshit, dy mijë e njëqind e shtatëdhjetë e dy;
9
bijtë e Shefatjahut, treqind e shtatëdhjetë e dy;
10
bijtë e Arahut, gjashtëqind e pesëdhjetë e dy;
11
bijtë e Pahat Moabit, domethënë bijtë e Jozuehut e të Joabit, dy mijë e dyqind e tetëmbëdhjetë;
12
bijtë e Elamit, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër;
13
bijtë e Zatuit, tetëqind e dyzet e pesë;
14
bijtë e Zakait, shtatëqind e gjashtëdhjetë;
15
bijtë e Binuit, gjashtëqind e dyzet e tetë;
16
bijtë e Bebait, gjashtëqind e njëzet e tetë;
17
bijtë e Azgadit, dy mijë e treqind e njëzet e dy;
18
bijtë e Adonikamit, gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë;
19
bijtë e Bigvait, dy mijë e gjashtëdhjetë e shtatë;
20
bijtë e Adinit, gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë;
21
bijtë e Aterit, domethënë të Ezekisë, nëntëdhjetë e tetë;
22
bijtë e Hashumit, treqind e njëzet e tetë;
23
bijtë e Becait, treqind e njëzet e katër;
24
bijtë e Harifit, njëqind e dymbëdhjetë;
25
bijtë e Gibeonit, nëntëdhjetë e pesë;
26
burrat e Betlehemit dhe të Netofahut, njëqind e tetëdhjetë e tetë;
27
burrat e Anatotit, njëqind e njëzet e tetë;
28
burrat e Bet Azmavetit, dyzet e dy;
29
burrat e Kirjat Jearimit, të Kefirahut e të Berotit shtatëqind e dyzet e tre;
30
burrat e Ramahut e të Gebait, gjashtëqind e njëzet e një;
31
burrat e Mikmasit, njëqind e njëzet e dy;
32
burrat e Betelit e të Ajit, njëqind e njëzet e tre;
33
burrat e Neboit tjetër, pesëdhjetë e dy;
34
bijtë e Elamit tjetër, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër;
35
bijtë e Harimit, treqind e njëzet;
36
bijtë e Jerikosë, treqind e dyzet e pesë;
37
bijtë e Lodit, të Hadidit e të Onosë shtatëqind e njëzet e një;
38
dhe bijtë e Senahut, tre mijë e nëntëqind e tridhjetë.
39
Priftërinjtë ishin këta: bijtë e Jedajahut, domethënë të shtëpisë së Jozuehut, nëntëqind e shtatëdhjetë e tre;
40
bijtë e Imerit, një mijë e pesëdhjetë e dy;
41
bijtë e Pashhurit, një mijë e dyqind e dyzet e shtatë;
42
dhe bijtë e Harimit, një mijë e shtatëmbëdhjetë.
43
Levitët, bijtë e Jozuehut, domethënë të Kadmielit, prej bijve të Hodvahut, ishin shtatëdhjetë e katër.
44
Këngëtarët, bijtë e Asafit, ishin njëqind e dyzet e tetë.
45
Rojtarët, bijtë e Aterit, bijtë e Talmonit, bijtë e Akubit, bijtë e Hatitait, bijtë e Shobait, ishin njëqind e tridhjetë e tetë.
46
Shërbestarët e tempullit ishin bijtë e Cihasë, bijtë e Hasupait, bijtë e Tabaotit,
47
bijtë e Kerosit, bijtë e Sijahait, bijtë e Padonit,
48
bijtë e Lebanahut, bijtë e Hagabahut, bijtë e Shalmait,
49
bijtë e Hananit, bijtë e Gidelit, bijtë e Gaharit,
50
bijtë e Reajahut, bijtë e Recinit, bijtë e Nekodait,
51
bijtë e Gazamit, bijtë e Uzait, bijtë e Paseahut,
52
bijtë e Besait, bijtë e Meunimit, bijtë e Nefusimit,
53
bijtë e Bakbukut, bijtë e Hakufait, bijtë e Harhurit,
54
bijtë e Baclutit, bijtë e Mehidait, bijtë e Harshait,
55
bijtë e Barkosit, bijtë e Siserit, bijtë e Temahut,
56
bijtë e Neziahut dhe bijtë e Hatifait.
57
Bijtë e shërbëtorëve të Solomonit ishin bijtë e Sotait, bijtë e Soferetit, bijtë e Peridait,
58
bijtë e Jalait, bijtë e Darkonit, bijtë e Gidelit,
59
bijtë e Shefatjahut, bijtë e Hatilit, bijtë e Pokeret Hacbajimit dhe bijtë e Amonit.
60
Tërë shërbëtorët e tempullit dhe bijtë e shërbëtorëve të Solomonit ishin treqind e nëntëdhjetë e dy.
61
Këta janë të kthyerit nga Tel Melahu, nga Tel Harshai, nga Kerub Adoni e nga Imeri, të cilët nuk qenë në gjendje të tregonin pasardhësit e cilës shtëpi ishin, për të vërtetuar se ishin izraelitë.
62
Ata ishin bijtë e Delajahut, bijtë e Tobisë, bijtë e Nekodait, gjithsej gjashtëqind e dyzet e dy.
63
Nga priftërinjtë ishin bijtë e Hobajahut, bijtë e Hakocit, bijtë e Barzilait. Ai kishte marrë për grua njërën nga bijat e Barzila Gileaditit dhe mbante emrin e tyre.
64
Këta e kërkuan regjistrin ku duhej të ishin shënuar, por nuk e gjetën, prandaj u përjashtuan nga priftëria
65
dhe qeveritari u tha të mos i hanin ushqimet e kushtuara deri kur të vinte prifti me Urim e Tumim.
66
Tërë bashkësia e mbledhur kishte dyzet e dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë vetë,
67
përveç skllevërve e skllaveve që ishin shtatë mijë e treqind e tridhjetë e shtatë. Ata kishin edhe dyqind e dyzet e pesë këngëtarë e këngëtare, shtatëqind e tridhjetë e gjashtë kuaj, dyqind e dyzet e pesë mushka,
68
katërqind e tridhjetë e pesë deve e gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet gomarë.
69
Disa prej kryefamiljarëve bënë dhurata për punimet. Qeveritari i dhuroi thesarit një mijë drahma ar, pesëdhjetë kupa dhe pesëqind e tridhjetë tunika priftërinjsh.
70
Disa prej kryefamiljarëve dhanë për thesarin e punimeve njëzet mijë drahma ar e dy mijë e dyqind mina argjend.
71
Pjesa tjetër e popullit dha njëzet mijë drahma ar, dy mijë mina argjend e gjashtëdhjetë e shtatë tunika priftërinjsh.
72
Priftërinjtë, levitët, derëtarët, këngëtarët, disa nga populli, të kushtuarit e të gjithë izraelitët u vendosën në qytetet e veta. Kur erdhi muaji i shtatë, izraelitët gjendeshin në qytetet e veta.
← Chapter 6
Chapter 8 →