bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Nehemiah 4
Nehemiah 4
albanian-2018
1
Por, kur Sanbalati, Tobia, arabët, amonitët e ashdoditët morën vesh se kishte përparuar mëkëmbja e mureve të Jerusalemit dhe se kishin filluar t'i mbylleshin të çarat, u zemëruan shumë.
2
Të gjithë së bashku u përbetuan të luftonin kundër Jerusalemit e të shkaktonin trazira në të.
3
Atëherë ne iu lutëm Perëndisë sonë e vendosëm rojtarë për t'u mbrojtur prej tyre ditë e natë.
4
Judenjtë thoshin: «Po u meket forca ngarkuesve e ka shumë mbeturina, prandaj nuk mund ta kryejmë murin».
5
Armiqtë tanë thoshin: «Papritur e pa pandehur do të vërsulemi kundër tyre, do t'i vrasim e do t'u japim fund punimeve».
6
Judenjtë, që banonin pranë tyre, erdhën e na thanë nja dhjetë herë: «Ngado të silleni, do të sulen mbi ne».
7
Atëherë unë e vendosa popullin, sipas fiseve, në vendet e ulëta prapa murit e nëpër rrahe, me shpata, shigjeta e harqe.
8
Pasi pashë punën, u ngrita e u thashë fisnikëve, zyrtarëve e pjesës tjetër të popullit: «Mos kini frikë prej tyre. Kujtoni Zotin e madh e të tmerrshëm dhe luftoni për vëllezërit tuaj, për bijtë e bijat tuaja, për gratë e për shtëpitë tuaja!».
9
Kur armiqtë tanë dëgjuan se ne ishim në dijeni të kësaj gjëje, Perëndia i prishi synimet e tyre e ne u kthyem te muri, secili te puna e vet.
10
Prej asaj dite gjysma e të rinjve të mi punonte e gjysma mbante shigjetat, shqytet, harqet e mburojat. Prijësit rrinin mbrapa tërë shtëpisë së Judës.
11
Ata që ndërtonin murin dhe ata që mbartnin ngarkesën, me njërën dorë bënin punën e me dorën tjetër mbanin armën.
12
Secili ndërtues ndërtonte me shpatën ngjeshur në ijë e borizani rrinte bri meje.
13
Atëherë u thashë fisnikëve, zyrtarëve e pjesës tjetër të popullit: «Puna është madhe dhe ne jemi të shpërndarë larg njëri-tjetrit në këtë mur.
14
Kudo që ta dëgjoni zërin e borisë, mblidhuni këtu te ne. Perëndia do të luftojë për ne».
15
Kështu, vijuam punimet, ndërsa gjysma mbanin heshtat nga agu deri në mug.
16
Në atë kohë unë i thashë popullit: «Secili ta kalojë natën brenda Jerusalemit me shërbëtorin e vet e të jetë rojtar natën e punëtor ditën».
17
Kurrë nuk i hoqëm petkat as unë, as vëllezërit e mi, as shërbëtorët e mi, as burrat e rojës që vinin pas meje. Secili e mbante armën në dorë.
← Chapter 3
Chapter 5 →