bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Micah 4
Micah 4
albanian-2018
1
«Në ditët që do të vijnë, mali i shtëpisë së Zotit do të ngrihet mbi majat e maleve, do të lartësohet përmbi kodra e popujt atje do të vërshojnë.
2
Shumë kombe do të shkojnë e do të thonë: ejani të shkojmë te mali i Zotit, te shtëpia e Perëndisë së Jakobit. Ai do të na mësojë rrugët e tij, që të ecim udhëve të tij, se prej Sionit do të dalë ligji, prej Jerusalemit fjala e Zotit.
3
Ai do të bëjë gjyq mes shumë popujve, do të japë vendime që larg për kombe të fuqishme. E ata, shpatat do t'i farkëtojnë për plugje, heshtat e tyre për drapërinj. Kombet s'do ta nxjerrin shpatën kundër njëri-tjetrit, për luftë nuk do të stërviten më.
4
Secili do të ulet nën hardhinë e vet, nën fik, e s'do të ketë frikë, se Zoti i ushtrive foli me gojën e vet.
5
Çdo popull ndjek perëndinë e tij, ndërsa ne ndjekim Zotin, Perëndinë tonë, përjetë e përgjithmonë.
6
Atë ditë, kumton Zoti, do t'i mbledh të çalët e të zbuarit. Edhe ata që ndëshkova, tok do t'i mbledh.
7
Me të çalët do të përftoj tepricën, të zbuarit do t'i bëj komb të fuqishëm e Zoti, në malin Sion, do të mbretërojë mes tyre, tani e përjetë.
8
Te ti, o kulla e grigjës, o kodra e bijës së Sionit, te ti do të mbërrijë zotërimi i dikurshëm, mbretëria e bijës së Jerusalemit.
9
Përse, pra, lëshon klithma? A nuk paska mbret te ti, a paska marrë fund këshilltari yt, që dhimbjet si ato të lindjes të zënkan kështu?
10
Rënko e këlthit, si gruaja që lind, o bija e Sionit, se nga qyteti do të ikësh e në fusha do të banosh. Në Babiloni do të ikësh e atje do të shpëtosh. Atje Zoti do të të shpengojë nga dora e armikut tënd.
11
Tani, shumë kombe janë mbledhur kundër teje e thonë: të poshtërohet Sioni! Të kënaqemi duke e parë!
12
Ata nuk i dinë shestimet e Zotit, nuk i kuptojnë synimet e tij, se ai i ka mbledhur, porsi duaj në lëmë.
13
Ngrihu e shij, o bija e Sionit, bririn do të ta bëj të hekurt, thundrat e tua prej bronzi, shumë kombe të dërrmosh. Zotit do t'ia kushtosh fitimet e tyre, Zotit të mbarë tokës, pasuritë e tyre.
14
Tani, mblidhi trupat, o bijë e çetave, se jemi të rrethuar, me skeptër e godasin në fytyrë, gjykatësin e Izraelit».
← Chapter 3
Chapter 5 →