bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Matthew 22
Matthew 22
albanian-2018
1
Jezui filloi t'u fliste përsëri me shëmbëlltyra:
2
«Mbretëria e qiejve i ngjan mbretit që bëri dasmë për të birin.
3
Ai dërgoi shërbëtorët e vet për të thirrur ata që ishin ftuar në dasmë, por këta nuk donin të vinin.
4
Përsëri dërgoi shërbëtorë të tjerë e u tha: “U thoni të ftuarve se gostia është gati. Demat e bagëtitë e majme i kam therur dhe gjithçka është përgatitur. Ejani në dasmë”.
5
Por këta nuk u vunë vesh e shkuan kush në arën e vet e kush për punët e veta,
6
ndërsa të ftuarit e tjerë i kapën shërbëtorët, i rrahën dhe i vranë.
7
Mbreti u zemërua dhe dërgoi ushtarët e vet, që i vranë ata vrasës dhe i vunë zjarrin qytetit të tyre.
8
Atëherë u tha shërbëtorëve të vet: “Dasma është gati, por të ftuarit nuk ishin të denjë,
9
prandaj dilni nëpër udhëkryqe e ftoni në dasmë këdo që të gjeni”.
10
Shërbëtorët dolën nëpër rrugë dhe mblodhën të gjithë ata që gjetën, të këqij e të mirë. Kështu dhoma e dasmës u mbush plot.
11
Por, kur hyri për të parë të ftuarit, mbreti pa një njeri që nuk ishte i veshur si për dasmë
12
e i tha: “Mik, si ke hyrë këtu pa rrobën e dasmës?”. Ai nuk e hapi gojën.
13
Pastaj mbreti u tha shërbëtorëve: “Lidheni këmbë e duar e hidheni përjashta në errësirë. Atje do të ketë vajtim e kërcëllimë dhëmbësh”.
14
Shumë janë të thirrur, por pak të zgjedhur».
15
Pastaj farisenjtë shkuan e u këshilluan si ta zinin Jezuin në kurth për ndonjë fjalë.
16
Kështu dërguan te Jezui dishepujt e tyre dhe disa herodianë që i thanë: «Mësues, e dimë se je i vërtetë dhe se u mëson të tjerëve me vërtetësi udhën e Perëndisë, pa pyetur për njeri e pa u ndikuar nga askush.
17
Na thuaj, pra, çfarë mendon, a është e lejueshme t'i paguhen taksat Cezarit, apo jo?».
18
Por Jezui, duke e njohur ligësinë e tyre, u tha: «Përse më vini në provë, o hipokritë?
19
Ma tregoni monedhën e taksës». Ata i sollën një monedhë.
20
Jezui u tha: «E kujt është kjo figurë e ky mbishkrim?».
21
Ata i thanë: «Të Cezarit». Atëherë Jezui u tha: «Jepini, pra, Cezarit ç'është e Cezarit dhe Perëndisë ç'është e Perëndisë».
22
Kur e dëgjuan këtë, ata u mrekulluan. Pastaj e lanë Jezuin dhe ikën që andej.
23
Po atë ditë erdhën te Jezui disa saducenj. Këta thonë se nuk ka ngjallje, prandaj e pyetën:
24
«Mësues, Moisiu ka thënë: nëse një njeri vdes pa lënë fëmijë, vëllai i tij duhet të martohet me të venë për t'i dhënë trashëgimtarë të vëllait.
25
Na ishin shtatë vëllezër. I pari u martua, vdiq pa lënë fëmijë dhe i la të venë vëllait të vet.
26
Kështu ndodhi me të dytin, të tretin, e deri te i shtati.
27
Pas të gjithëve vdiq edhe gruaja.
28
Pas ngjalljes, gruaja e cilit prej të shtatëve do të jetë ajo, meqenëse të gjithë e patën për grua?».
29
Por Jezui u përgjigj: «Gaboheni, se nuk njihni as Shkrimet, as fuqinë e Perëndisë.
30
Pas ngjalljes njerëzit as nuk do të martohen, as nuk do të martojnë, por do të jenë si engjëjt në qiell.
31
Për sa i përket ngjalljes së të vdekurve, a nuk e keni lexuar çfarë ju ka thënë Perëndia:
32
unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut e Perëndia i Jakobit. Ai nuk është Perëndia i të vdekurve, por i të gjallëve».
33
Dhe turmat mahniteshin kur dëgjonin mësimin e tij.
34
Kur dëgjuan se Jezui ua kishte mbyllur gojën saducenjve, farisenjtë u mblodhën
35
dhe njëri prej tyre, një mësues i ligjit, e pyeti për ta zënë në kurth:
36
«Mësues, cili është urdhërimi më i madh i ligjit?».
37
Jezui i tha: « Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde.
38
Ky është urdhërimi më i madh dhe i pari.
39
Dhe urdhërimi i dytë, i ngjashëm me këtë, është: duaje të afërtin si veten.
40
Nga këto dy urdhërime varen tërë ligji dhe profetët».
41
Ndërsa farisenjtë ishin të mbledhur së bashku, Jezui i pyeti:
42
«Çfarë mendoni për Krishtin? Biri i kujt është?». Ata i thanë: «Biri i Davidit».
43
Jezui u tha: «Si vallë, Davidi përmes Shpirtit e quan atë Zot kur thotë:
44
i tha Zoti Zotit tim: ulu në të djathtën time derisa t'i vë armiqtë e tu nën këmbët e tua.
45
Nëse Davidi e quan Krishtin Zot, si mund të jetë ai Biri i Davidit?».
46
Askush nuk mundi t'i përgjigjej qoftë edhe me një fjalë. Që nga ajo ditë askush nuk guxoi ta pyeste më.
← Chapter 21
Chapter 23 →