bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Mark 8
Mark 8
albanian-2018
1
Ato ditë u mblodh përsëri një turmë e madhe e meqë nuk kishin ç'të hanin, Jezui i thirri pranë vetes dishepujt e u tha:
2
«Më dhimbset turma, se kanë tri ditë që rrinë me mua e nuk kanë asgjë për të ngrënë.
3
Nëse i nis në shtëpi të uritur, do të mbeten rrugës dhe disa prej tyre kanë ardhur nga larg».
4
Por dishepujt iu përgjigjën: «E si mund t'i ngopim me bukë këta njerëz këtu në shkretëtirë?».
5
Jezui i pyeti: «Sa bukë keni?». Ata iu përgjigjën: «Shtatë».
6
Ai e urdhëroi turmën të ulej përdhe, mori shtatë bukët, tha lutjen e falënderimit, i theu, ua dha dishepujve t'i shtronin dhe ata ia shtruan turmës.
7
Kishin edhe ca peshq të vegjël dhe, pasi i bekoi, u tha dishepujve t'i shtronin edhe këto.
8
Ata hëngrën e u ngopën dhe mblodhën copat e mbetura. U mbushën shtatë shporta.
9
Aty ishin gjithsej rreth katër mijë veta. Pastaj Jezui i shpërndau.
10
Ai hipi menjëherë në varkë bashkë me dishepujt e shkoi në krahinën e Dalmanutës.
11
Atëherë erdhën farisenjtë e filluan të diskutonin me të. Ata i kërkonin një shenjë nga qielli për ta vënë në provë.
12
Jezui psherëtiu thellë e tha: «Përse kjo brezni kërkon një shenjë? Me të vërtetë po ju them se kësaj breznie nuk do t'i jepet asnjë shenjë».
13
Pastaj u largua prej tyre, hipi në varkë dhe kaloi në bregun tjetër.
14
Dishepujt kishin harruar të merrnin bukë. Në varkë kishin vetëm një bukë.
15
Jezui i porositi: «Kini kujdes e ruhuni nga tharmi i farisenjve e nga tharmi i Herodit».
16
Por ata i thanë njëri-tjetrit: «Flet kështu, se nuk kemi bukë me vete».
17
Jezui e dinte këtë gjë e u tha: «Çfarë po thoni? Se nuk keni bukë? Nuk kuptoni e nuk merrni vesh? A ju është ngurtësuar zemra?
18
Keni sy e nuk shikoni? Keni veshë e nuk dëgjoni? Nuk ju kujtohet vallë
19
kur theva pesë bukët për pesë mijë veta? Sa shporta plot me copa mblodhët?». Ata i thanë: «Dymbëdhjetë».
20
«Po kur theva shtatë bukët për katër mijë veta? Sa shporta plot me copa mblodhët?». Ata i thanë: «Shtatë».
21
Ai u tha: «Ende nuk kuptoni?».
22
Pastaj arritën në Betsaidë, ku i sollën një të verbër e iu lutën ta prekte.
23
Ai e mori të verbrin për dore, e nxori jashtë fshatit, pështyu në sytë e tij, i vuri duart dhe e pyeti: «A sheh gjë?».
24
Ai ngriti sytë e tha: «Shoh njerëzit që duken si pemë që ecin».
25
Jezui ia vuri përsëri duart mbi sy. I verbri filloi të shihte, u shërua e shikonte gjithçka qartë.
26
Jezui e dërgoi në shtëpi e i tha: «Mos hyr fare në fshat ».
27
Pastaj Jezui shkoi bashkë me dishepujt e tij në fshatin e Cezaresë së Filipisë dhe, gjatë rrugës, i pyeti dishepujt: «Kush thonë njerëzit se jam unë?».
28
Ata iu përgjigjën: «Disa thonë se je Gjon Pagëzori, të tjerë se je Elia e të tjerë se je njëri nga profetët».
29
Dhe ai i pyeti: «Po ju, kush thoni se jam unë?». Pjetri iu përgjigj: «Ti je Krishti».
30
Jezui i urdhëroi rreptësisht të mos i tregonin askujt për të.
31
Ai filloi t'i mësonte se Biri i njeriut duhej të vuante shumë dhe se nuk do të pranohej nga pleqtë, kryepriftërinjtë e shkruesit. Pastaj do ta vrisnin, por pas tri ditësh do të ngjallej.
32
Ai ua tha haptas këto fjalë. Atëherë Pjetri e mori mënjanë e filloi ta qortojë.
33
Por Jezui u kthye, pa nga dishepujt dhe e qortoi Pjetrin e i tha: «Largohu prej meje, Satan, se nuk mendon sipas Perëndisë, por sipas njerëzve».
34
Dhe thirri pranë vetes turmën bashkë me dishepujt e u tha: «Kush dëshiron të vijë pas meje, le të mohojë veten, të marrë kryqin e vet e të më ndjekë.
35
Sepse kushdo që dëshiron ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë atë dhe kushdo që e humbet jetën e vet për shkakun tim e të ungjillit, do ta shpëtojë atë.
36
Ç'dobi do të kishte njeriu po të fitonte mbarë botën, por të humbte jetën e vet?
37
Çfarë do të jepte njeriu në këmbim të jetës së vet?
38
Nëse dikush ka turp për mua e për fjalët e mia para kësaj breznie të pafe e mëkatare, po ashtu do të ketë turp për ta edhe Biri i njeriut kur të vijë me engjëjt e shenjtë në lavdinë e Atit të tij».
← Chapter 7
Chapter 9 →